Brenda nje nate , shpirti i gruas
shperbehet ne copa qelizash te lira
Ato udhetojne naten
e prekin agimin çmendurisht te brishta
Magjia e nates shperthen
te padukshmen e nje gruaje
Ne nje nate me hene
Diku nen nje qiell te prekshem, yje ndezur
Shpirti i gruas vdes e ringjallet
Dashuron e urren
Ben ate qe do e ate qe duhet
Cmendet pas te paekzisueshmes
dhe jeton
I rikthehet mengjezit shpirti
i shperbere ne copeza qeliza te lira
Kerkon zgjimin vetevetja
dhe pjeset çmendurisht te brishta
Nje nate shuan rutinen e shpirtit
E fundoset thellesive thjeshte, qetesiesh
Si anijet e mbytura ne reren e funddetit
Nje nate shumon çastin, permbutjen , endrren
Nje grua mund te te falet brenda nje nate
Po shpirti i saj , si nen uje , mbetet
i thelle, i pafundem
i trazuar, i magjishem
tundues e i paprekur
Ti mos me zgjo nga gjum' i embel
Ne çast po shoh, si ne film gjithe boten
Ne enderr prane ...
...ne jete jam larg
Sa u lodha une duke pritur
Dhe pres me shprese nje dite te lumtur
Por sa do te pres..
...ndoshta nje jete
Nje fjale degjoj: " Nje çast po vjen !!! "
Nuk e besoj, s'e shoh ...
...se prape eshte larg...
... ne horizont
Dikush me thote: " ndoshta do te vije !!! "
Por çfare te besoj...
Jo, fjalet me s'i besoj
Une fjalen " ndoshta " , urrej
S'dua ta shoh me ate horizont
Por ate horizont dua ta jetoj
Se une , si gjithmone ...
...ate horizont enderroj
Flinte dashuria,
Flinte ne zemren e fjetur
Flinte pa u ndjere , e heshtur
Ku i dihet
Ndoshta shpresen per zgjim
Ne gjume e kishte gjetur ...