Poezi nga Zemra Kos...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Poezi nga Zemra Kosoves

401 Beiträge
6 Benutzer
0 Reactions
9,834 Ansichten
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Unazen e dikujt tjeter ne gisht po e mbaj
sa her qe shoh, me mall per ty qaj.
ti me mungon krejt cka je
un te kekroj por ty askund s'je
Tjetrin ne krah e ty en zemer
jam mbush me mëkat qe s'ju ve dot emer
po mekati me i amdh per mua mbete ti
po si qohet jeta me kto marrezi,
Tjetri me puth buzen, e me perqafon
un mbylli syt mendja tek ti shkon.
Rrugs e shoqeruar kur dal me atë
Zemra ndalon rrahjet s'duate shoj asgje.
ai fket me mua,une emrin tend shqiptoj,
pse qenka nda me hile kjo botë.
ne moshen me te bukur me jetu me lot...!!!?


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:20 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

DITET TONA

Shpirti im sa for te dua

sikur lulen ne pranvere

a te kujtohen ditet tona

kur se bashku ishim perhere

Fjale e bese mi ke dhene

Mori lule trendafili

kur kendoje ne ato male

Me ate ze porsi bilbili

Tash sa koh qe mje larguar

Te mbaj ne zemer pergjithmon

Tani mbeta i vetmuar

Malli yt po me pervlon!


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:21 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

FUNDI

E kom ni zjarr brenda .qe qdo dit pom djeg,
Askush spom beson ,sa shum jom tuj hek.
Jo qe jom lodh me jet,amo jeta me mori kahje tjeter
nuk je mo ajo qe je kon ,sje mo ajo femna e vjeter
spo di qa tka ndodh qe ti kaq shpejt ndryshove,
Sma jepe as ni rast,as ni minut sma kushtove
Po nuk me mbet hatri,se e kom ni arsy
Deri sa ti te vish te une ,zemren e kom mshel me dry
Spo me jep hiq rendsi,a thu i shkreti un athu ku gabova
a kom faj un i mjeri qe un nty u dashurova,
Ky Sen mu pom ndodh,a ti mu hiq spom beson
thojshe smuj me kon ma shum se shok,a se din qe pom lendon
As vet Se Di Qysh po Duroj,Me lot N'Sy ty pot tregoj
Kit pun smuj e ndryshoj,Se edhe une muj Gaboj
Deri sa Vdekja te me ndaj nga kjo jet,qdo sekond veq ty tkujtoj
Me mall e dhembje nzemer qdo fjal ty ta kushtoj
Jeta Jem mori kahje tjeter ,prej momentit qe tkom pa
Un vetem ty te dua ,femer tjeter te une vend nuk ka
E ndjej ni ligesi,qe mua shpirtin ma mundon
Qdo dit me shum me bren edhe trupin ma dobson
Shpresa mshtyn nga pak, e me jep forcë per tvazhduar
sot e 1000 vjet dashuria per ty ska per te ndryshuar
Po e jetoj jeten ne enderr, hiq spo di se qka po ndodh
Du Me Harru Gjithqka Se Me jet ja kom nis mu lodh
Met Harru smuj te harroj ,kit sen prej meje mos e kerko
Xhelozoj kur tshoh me dikend tjeter,,je lir e kat duash shko
I terbuar Shpirti im,Qe Kurr Lumturi nuk pati
ne sot nuk jemi bashk ,po qushtu e paska fati
Pres qdo dit me shpres ,mos mendjen e ki ndrruar
Veq ni rast te kisha pas,me ty me u bashkuar
Do Te ishe Femna më me fat ,me lumturi pakufi
jemi largas si dy brigje ,njeri-tjetrin smujm me mbrri
Po prap e vazhdoj jeten,edhe nese me ty sjam
po te pres se mos po vjen ,tjeter qka baj skam
ënderroj un dit e nat,qe veq ni moment tjemi bashk
edhe dheu i varrit kur tme mbulon ,une ty kom met dasht
ndoshta nkit jet sdo te jemi bashk,po as vdekja prej teje sme ndan
Nuk Po vajtoj me lot, po brenda shpirti po me qan
jam bo si nje qiri,qe po pritet per tu shuar
prej momentit qe tkom pa jeta jeme ka ndryshuar
Kto fjal po dalin nga brenda,qe prej zemre e kan burimin
nsyt e mi nuk sheh gje tjeter veq trishtimin e mallengjimin
Secili jeten e vet ,po vazhdojm rrugeve te ndryshme
po qe tmos jemi bashk nuk po e shoh tarsyeshme
Ket Pun Ja lojm kohes ,se koha plaget i sheron
qdo sen bie nbinar e gjithka per neve ndryshon
Mu kan kput shpresat , skom fuqi qe ta vazhdoj jeten
dashuria e sinqert per ty,un po ta tregoj tverteten
E mushi fleten me vargje dashurije,adrenalina veq po shtohet
Fati i njeriut eshte qashtu ,qe asgje smuj ndryshohet


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:22 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

a ja vlen qe te desha
a ja vlen qe te du
a ja vlen qe do te dua
e kurr skam me te harru..........


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:23 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Lerem te qaj ......
Hiqe shikimin tend te shkrete
Nga fytyra ime e vuajtur
Largoj gishtat tuaj te ftohte nga qafa ime dhe shko.....
Shko..... e mos u kthe me
Nese ishe i verber neper agimet e mia
Atehere behu edhe per muzgun tim
Leri thirrmat e ndergjegjes sate
Ne ndergjegjen time dhe .....
Shko -Shko pa fjale....
Duke bredhur rrugeve i vetmuar
Dhe kerko fatin e jetes
Lerem te pendohem per te gjitha
Te mirat dhe te keqijat
Ndoshta eshte fat
Leshoma doren mos mi fshi lotet
Thithe dhimbjen time.....
Dhe shko pa u pershendetur........!


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:23 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Bredha atje ku edhe gëzimi hesht
Nën flakën e shpirtit tim të shqetësuar..
Vajta si bredhëse ndër kohë të kota...
Humba kohën duke shpresuar....!
Vajta në mes heshtjeve të thella
E të puhive të ngrira....
O fryt i mbrëmjeve të mia të pa gjumë...!
Vajta atje ku errësira e ftohtë,e heshtur qiellin mbulon....!
Vajta në mendime të zjarrta
Kërkova dëshirën e flakët ....
Vajta e bredha,po ku nuk shkova...?!
Braktisa gëzimin,këngën harrova...
Vajta në iluzione,fytyrën tënde e pashë
S'të arrita por edhe në ëndërr të humba e në kujtime rashë....
Vajta e humba, në mjegull
Bredha në paraftyrime e u treta në errësirë ty duke mos të gjetur....


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:24 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Shpejt do ikesh larg meje
Nje jete te re do fillosh
Ndoshta tani mes nesh vjen fundi
Dhe pse eshte e tmerrshme ta parnosh
Qendroj e shtangur ne nje qoshe
Syte ne nje pike boshe i fiksoj
Lotet e gjejne vete rrrugen e tyre
Dhe une smundem ti ndaloj
E di qe ti do ikesh
Vendimin tend e respektoj
Por te lutem per dicka
Mos me kerko te te harroj
Ti shko ne rrugen tende
une s'do vdes vec do te vuaj
Thone qe koha sheron plage
Por dashurine sdi ta shuaje
Do te takohemi se shpejti
Pastaj do ndahemi perseri
Secili te shkoje ne jete te vet
Do kete vend vec per shoqeri.
Fotografite po i mbaj une
Qe ti te jesh i lire pa to
Do jetoj vetem me kujtime
Ty dikush tjeter te pret ndaj shko.
Do jetoj me mendimin
Se te pakten si "ish" me kujton
Por s'ka asnje problem
Nese nje dite me harron.
Naten kur te fle e ne enderr te te shikoj
Mos u cudit nese qaj
Mos me pyet perse vajtoj.
Do te vij ndonje nate
Syte te ti puth me kujdes
Te te perkedhel per here te fundit
Dhe e qete mund te vdes.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:25 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Erdha kete nate prap ste gjeta une,sec me kapi sot por per syt e tu kam mall shume,eja per nje cast me puth,me perqafo,te kujtoj kjo zemer qe vec ty te do,po kerkoj syt e tu,besoj se shum nuk po te kerkoj,vec pak te puth e te perqafoj,te ndjej qe nuk jam vetem por je ti pran meje,te shof dhe te marr nje her frym e qete e lire, e veshtir eshte jeta larg teje,e menjeher ti mbyll syt e parajsen te enderroj,jo se dua te vdesesh ti,por keshtu ne krahet e tua kudo shkoj.Te dua o engjell te dua me te vertet,le te ma marrin jeten per ty dhe shpirtin fale,ja vlen se ti e meriton se zemra nje person njeh,vetem ate enderron e pra o jeta ime ajo vetem ty te dashuron...


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:26 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Gabim kam ber qe kam jetuar ne kete bot. Gabim kam ber qe u dashurova me ty. Gabim kam ber qe te lash te lir. Dhe gabim po bej perseri, Qe vazhdoj te te dua akoma.
Qe vazhdoj te kujdesem akoma per ty. Qe nuk mund te heq dot nga mendja, aventurat qe kaluam te dy.
Gabim po bej....qe nuk dua te te haroj. Dhe gabim do bej qe do vazhdoj te te kujtoj.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:26 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

per nje kohe te gjate mendoja se kisha jetuar ne zemren tende por kisha qene e gabuar ne zemren tende skish pasur kurre vend per mua ndersa une si e cmendur nuk heshtja se theni te dua .Ah sikur ta dija me pare mbase do e ndalja ndjenjen time drejt teje do ta mbaja te pakten, te fshehur ty nuk do te doja qe ti ta dije qete dashuroja por mbeti nje cmenduri por tani e di qe ti e shfryvezove ndjenjen time sme solle asgje te bukur por vec zhgenjime.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:27 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Nese me kerkon...ne pijetore duke zbrazur gota e duke derdhur lot per ty qe me le…Nuk do te jem duke thyer gota e derdhur lot...Nuk do te jem as ne udhekryqe duke te pritur me tufa lulesh e strukur nen strehet e qative i lagur nga shiu....Do te iki nga bota…Do te iki nga njerzia…Do te iki nga dashuria...Nese don te me gjesh ngri koken lart yll do te jem duke te shikuar se si e puth ti tjetren me aq pasion...!!


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:28 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Eci neper rruge dhe kudo me shfaqesh ti,eci dhe pyes veten ku ndodhesh ti
eci...eci...eci..dhe syt mu mbushen me lot
perse me braktise pergjegjejen se gjej dot
eci..eci..eci..dhe rruga me duket e gjat
mbase kur ajo te mbaroj ti do kthehesh prap


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:28 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

nese mendon se dashuria per ty esht loj gabohesh..emocionet e ndjenjave te dashuris per ty jan lodra te femiris.ti se njeh fjalen dashuri ti e njeh fjalen tradhti..per ty bota esht top qe luan me te per ty jeta eshte enderr qe gabohesh me te ..per ty zemrat nuk egzistojn per ty lotet nuk funksionojn per ty emocionet moti kan vdekur ti ske ndjenj dashurie andaj je i vdekur ..mendoje mir se do vij nje dit kur loti im do behet loti ytt


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:29 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

DERI KUR.....!!!!

6Muaj që vdekja të ndau nga unë....Ty dashuria ime...
Jetoj në një pjesë të botës së errët,ku drita dhe rrezet e diellit nuk më ngrohin fare....
Jam ulur dhe mendoj për ty...për lumturin dhe vuajtjen që e ndanim së bashku.
Ah,sa të lumtur që ishim dikur.
Dashuri e mallkuar qofsh, pse më bëre të dashuroj me gjithë shpirt!
Nga dashuria që kisha për ty,symbyllur shkova pas ndjenjave të mia që më dërguan tek ti.
Dhe kur mendova se nuk do të humb kurrë jeta të ndau nga unë...
A harrohet dashuria e zjarrët që kishim?
Gjdo natë në ëndërra më vjen dhe posa hapi sytë fluturimthi më largohesh duke më lën me lotë në sy...
Deri kur.....kështu?Huh
Do të vuaj e qaj nga dhimbja që kam se një pjesë të zemrës time e humba bashkë me ty...
Zemra më është plagosur rëndë.Tani shërim për këto plagë më duken vetëm lotët, dhe kujtimet e dashurisë sonë që kishim dikur.
Do të vuaj gjithmonë për ty....
Do të iki nga të gjithë diku larg....
Do ta thërra emrin tënd dhe do të qaj e lirë duke mallkuar vdekjen që të ndau nga unë....
Më mungon,sepse të desha shumë....!!!!


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:29 a.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Të kujtoj në mbrëmje....
Të kujtoj në mëngjes....
E di se s'do të më kthehesh,
por jetoj me shpresë....
Të kujtoj në vetmi....
Të kujtoj në shoqëri....
Të kujtoj kur më thoshe:" PER MUA JE TI"....
Të kujtoj të qeshur,
sytë të shkëlqenin ku ata sy
shumë shpejt më rrëmbenin....
Të kujtoj tani....

E gjithmonë do të kujtoj....
Dhe dashuria ndaj teje
Kurrë nuk do të mbaroj.....


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 04/02/2009 5:30 a.m.
Seite 19 / 27
Teilen: