Benachrichtigungen
Alles löschen

LAVDI ZOTIT

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
303 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1809]

LAVDI ZOTIT

Lavdi paç i Madhi Zot
Je plotë Mëshirë e Mirësi,
Asgjë nuk krijove kot
Ne t"paskajshmen gjithësi.

Je burim i dashurisë
Rrugën prej Ademit e trasuat,
Besimit,Paqjes,Drejtësisë
Mos t"i ndahemi na urdhëruat.

Për çdo popull dërguat
Nga një pejgamber,
Disave edhe libra u dhuruat
Që të ketë dritë përherë.

Musai, Dauti dhe Isaja
Me Teurat,Zebur dhe Ungjill,
Vula e tyre-Muhammed Mustafaja
Me Kur"an si Hënë e Diell.

E para fjalë që na zbuluat
Ikre! Mëso! N"emër të Perëndisë,
Sheriatin – Ligj e pruat
Për të mbarën e njerzisë.

Njerëzinë në fise e kombe i ke ndarë
Që të njihemi më mirë,
Por,të lutemi e bashkoni kombin shqiptar
E mos të jetë më në errësirë.

Lavdi paç i Madhi Zot
Në rrugë të mbarë na drejto,
Se t"mirat s"mund t"i numëroj dot
Veç në fenë Islame na udhëzo.


 
Veröffentlicht : 17/02/2009 4:53 p.m.
Teilen: