Benachrichtigungen
Alles löschen

Allah, Allah-All-llah

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
286 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1808]

Allah, Allah-All-llah

Melekët që bartin Arshin
Thërrasin Allah gjithnjë
Gjallesat e qiellrave mbarë
Allah-Allah, thonë me brohori

Ademi, Allah-Allah tha
Atje lart me Haven krijuar
Allah, than prap duke qarë
Në tokën e shkretë dëbuar

Allah- thërret ç`do gjallesë me agim
Allah-thonë male e dete në qetësi
Allah-thot dhe era me fishkëllim,
Dhe zemrat e të dashurve të Tij

Dhe peshqit në detin e thellë
Dhe shpezët fluturimthi në lartësi
Allah-Allah, thonë pa pushim
Pse s`thua Allah, dhe ti o njeri

All-llah-pastrohet zemra
All-llah-lartësohet shpirti
All-llah-Emër mbi emra
All-llah-universi ndriti.


 
Veröffentlicht : 17/02/2009 4:38 p.m.
Teilen: