
Studimi, zemra ka nevoje per 7 ore gjume
Edhe zemra ka nevoje per pushim. Oret e pakta te gjumit jo vetem qe nuk ndihmojne mendjen dhe trupin, por shtojne edhe rrezikun e semundjeve kardio-vaskulare.
Te rrezikuar jane personat qe flene me pak se 7, 5 ore gjume ne nate dhe ata qe kane probleme me tensionin e larte.
Studimi i perket nje universiteti japonez dhe eshte publikuar ne revisten "Archives of Internal Medicine". Shpesh per te fituar me shume kohe per impenjmet e tjera, ne ia rrembejme oret gjumit, por ai eshte nje pjese e rendesishme qe s'duhet harruar.
Studiuesit japoneze per kater vjet ndoqen gjendjen shendetesore te 1255 personave te moshes 70-vjecare qe vuajne nga hipertensioni dhe zbuluan se mes tyre personat qe flinin me pak ore gjume dhe vuanin nga hipertensioni, ishim me te rrezikuar nga semundjet e zemres.
Nderkaq, nje studim italian ka treguar se te ndryshosh stilin e jetes pas nje infarkti, do te thote te parandalosh infarkte apo probleme te tjera vaskulare.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€