Benachrichtigungen
Alles löschen

Kujdes nga diabeti!

6 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,000 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#1498]

Kujdes nga diabeti!
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër në dukje kaq “e butëâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:07 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Rreziqet reale të diabetit

Diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), të cilat do t"i përshkruajmë pas kapitullit të mjekimit, dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme, si më poshtë:

1. Ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël.
2. Ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh.
3. Infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.

Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla

Janë më karakteristike e më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme.

Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.

Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre.

Ndërlikimet në sy

Së pari, këto dëmtime shfaqen e vërehen në kapilarët brenda syrit, pikërisht në atë shtresë të tij që quhet retinë. Kjo është një cipë shumë e hollë në fund të syrit që luan rolin vendimtar për shikimin e fotografimin e objekteve.

Kapilarët e retinës, nën ndikimin e hiperglicemisë kronike shumëvjeçare, deformohen, mbyllen, çahen, lëshojnë brenda në sy lëngje dhe hemorragji, të cilat cenojnë retinën e dëmtojnë pamjen, deri në verbim të plotë.

Ky ndërlikim quhet retinopatia diabetike dhe është ndër ndërlikimet më të hershme e më të shpeshta të tij. Fatmirësisht ai nuk zhvillohet për një ditë dhe as për një vit. Duhen vite të tëra që retina të arrijë të prishet e të humbasë pamjen. Zbulimi i dëmtimeve fillestare që quhen mikroaneurizma arrihet me një kontroll fare të thjeshtë të fundit të syrit nga mjeku okulist. Është koha që gjithçka mund të ndreqet.

I vetmi “ilaçâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:10 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Ndërlikimet ne veshka

Në veshka bëhet filtrimi i vazhdueshëm i gjakut. Me anë të këtij filtrimi organizmi eliminon e flak jashtë në urinë, tërë helmet, mbeturinat e “skorjetâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:13 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Ndërlikimet nervore

Në dëmtimet e rrjetit kapilar me rëndësi të veçantë janë dhe neuropatitë e diabetit që përfaqësojnë dëmtim e vuajtje të nervave nga kjo sëmundje.
Prekja e sistemit nervor mund të jetë shumë më e gjerë, njëhershmi në nervat periferike ashtu dhe në nervat e organeve të brendshme.

E para, shfaqet në formë dhimbje, mpirje, ç"pimje e djegie në formë neuriti. Ulet ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të nxehtit e dëmtohen reflekset. Një nga shenjat karakteristike është djegia e shputave të këmbës (sikur u ke rënë me hithra), sidomos në orët e natës.

Në faza më të avancuara nervat dëmtohen aq shumë sa bëhen të pandijshëm, nuk përcjellin dot as dhimbjen as të nxehtin, të ftohtin apo prekjen. Kjo krijon një ndërlikim me rrezik të jashtëzakonshëm për dëmtimin dhe çfaqjen e gangrenës në këmbë, që njihet me emrin këmba diabetike.

Dëmtimi i nervave ndodh jo vetëm tek ato te ekstremiteteve por edhe nervave të organeve të brendshme. Ato mund t"u shkaktojnë uljen e papritur të tensionit arterial, me ndjenjë të fikti në çastin kur ngrihen nga shtrati në këmbë. Tek burrat çrregullohet rëndë funksioni seksual, me ulje të dëshirës seksuale deri në impotencë.

Mund të shfaqen çrregullime të urinimit (mbajtja e tepruar urinës në fshikëz, mos zbrazja ne kohe e saje), çrregullime të stomakut me anoreksi dhe vjellje e sidomos diare (heqje barku), daljet e shpeshta jashtë, të cilat përsëriten shumë herë gjatë ditës, por karakteristike është që ato theksohen e bëhen më tepër shqetësuese e gati torturuese gjatë orëve të natës.

Ilaçet kundër dhimbjeve, vitaminat, ilaçet për uljen e tensionit, ato për nxitjen e fuqizimin e funksionit seksual, ato kundër diarresë etj. nuk japin asnjë efekt konkret, shërues në qoftë se nuk arrihet më parë normalizimi i glikemisë gjatë orëve të ditës e të natës për shumë muaj e vite me radhë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:16 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Ndërlikimet arteriale të zemrës dhe trurit

Arterioskleroza është një proces që krijohet nga ndikimi i përbashkët dhe nga mpleksja e një sërë faktorësh favorizues, si dhjamosja e tepërt, tensioni i lartë i gjakut, yndyrat e tepërta në gjak, nikotina e duhanit, emocionet e ankthi i vazhdueshëm, puna ndenjur, jeta pa lëvizje fizike, trashëgimia etj.

Diabeti dhe arterioskleroza janë dy sëmundje njësoj tinzake dhe të rrezikshme, sepse për një kohë të gjatë të dyja rrinë të fshehura e të heshtura. Në diabet rritet sheqeri në gjak, ai dëmton për vite me radhë kapilarët e gjakut, por as ndihet e as dhemb.

Tre janë aksidentet më të shpeshta e më të rënda arteriosklerotike që ndodhin te diabetikët e mjekuar keq:

1. Infarkti i miokardit (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës).

2. Tromboza apo hemorragjia cerebrale (nga bllokimi apo çarja e arterieve që furnizojnë trurin).

3. Gangrenat në këmbë (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë gjymtyrët e poshtme).

Në qoftë se pyesim diabetikun që pëson infarkt të miokardit do të zbulojmë se aksidenti s"ka ardhur aspak papritur, por përkundrazi, ka dhënë gjatë një kohe relativisht të gjatë një sërë sinjalesh që i sëmuri s"ka ditur t"i deshifrojë, ose s"i ka vënë fare në hesap.

Një nga këto është dhimbja e fortë shtrënguese që shfaqet në gjoks për fare pak minuta dhe që kalon vetvetiu. Atë çast të sëmurit sikur i bllokohet frymëmarrja. Mund të ketë pak djersë, mpirje të krahut të majtë.

Por gjithçka kalon shpejt, vetvetiu, pa asnjë mjekim Ajo përsëritet prapë, një herë, dy herë, mbase shumë herë, por zakonisht ndodh kur ngjit shkallët, kur vrapon, kur ecën kundër erës. I sëmuri qëndron, çlodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatë, pas emocioneve. Më pas dhe në qetësi, në gjumë, pas të ngrënit. Dhe sëmundja përparon. Ai vazhdon t"i justifikojë, t"i shpjegojë ashtu siç do vetë, ndërsa për mjekun këto shenja përbëjnë tashmë një diagnozë. Ajo quhet stenokardi.

Sinjalet e mësipërme dëshmojnë se muskulit të zemrës nuk i shkon gjak sa duhet, sepse tubi i arterieve është ngushtuar nga brenda prej pllakave arteriosklerotike. Sëmundja e arteriosklerozës, pra, është zhvilluar.

Çdo diabetik, pavarësisht nga forma e diabetit apo mjekimi që përdor, sidomos kur kalon moshën 40 vjeç, e ka të domosdoshme të bëjë përpara se të jenë shfaqur shenjat e stenokardisë një kontroll me anën e një prove më të saktë: regjistrimin e elektrokardiogramës pas një ushtrimi fizik

Të njëjtat gjëra dalin po të pyesim dhe të hetojmë diabetikët që bëjnë aksidente në arteriet cerebrale (trombozë apo hemorragji të tyre). Këto aksidente jashtëzakonisht të rënda vënë në rrezik jetën e të sëmurit dhe, në rastet që kalojnë mirë, lënë prapëseprapë pasoja (paraliza) apo një sërë defektesh të tjera.

Shenja të tilla janë: mpirje e lehtë në gjymtyrët e një ane, mpirje e buzës apo e gjuhës, marrje mendsh vetëm për pak çaste, ndjenjë boshllëku (humbjeje), vështirësi në të folur vetëm për pak çaste, zhurmë në veshe të shoqëruar apo jo me përzierje të lehtë, humbje për një çast të shikimit, miza të ndritshme para syve, dhimbje koke e përqendruar vetëm në një anë, pasiguri në ecje (sikur shkel në boshllëk, por për pak çaste) e të tjera.

Kujdesi për këmbët, mjekimi korrekt i diabetit, lënia e duhanit dhe ecja e përditshme me karakter ushtrimor janë të vetmet mënyra efikase për t"u mbrojtur nga gangrena dhe dëmtimet e tjera të qarkullimit.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:18 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Ndërlikimet infeksioze të diabetit

Diabeti mund të fshihet pas infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione të tjera qelbëzuese të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit), turbekuloz, infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të kruara të “vetesâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 17/01/2009 10:20 a.m.
Teilen: