Çka flasin thonjtë tanë për ne
A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjtë e parregullt, të kafshuar dhe të shtresuar me shtresa llaku një mbi një? Disa detaje, sado në dukje të vogla, siç janë thonjtë e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e tjerëve.
Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siç luftohet edhe çdo shprehi tjetër.
Për t"i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikyr apo pediker, ngase për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet. Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t'i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonj shtyni skajet e thonjve kah rrënja e saj dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonj. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë. Thonjtë assesi nuk bënë t"i lyeni para se ti lustroni mirë me limë për lustrim. Është e preferuar që nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur , së pari ta lyeni me një shtresë bazë për llaqe të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndroj më gjatë. Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t'i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t"i keni thonjtë.
Edhe mungesa e vitaminave në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonj. Nëse thonjtë tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çrregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizëm.
Thonjtë, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, meritojnë kujdes gjatë gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t"i kushtohet gjatë sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuçe. Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim, thonjtë dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.
Gjatë prerjes së thonjve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjerëtazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjtë i preni pjerëtazi, atëherë ato do të mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjtë ta largoni.
Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se ti mbathni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo sprej. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër barnatore. Kështu këmbët do t"i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e baktereve dhe të këpurdhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjithë kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjtë tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pediker apo manikyr nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të.
it's nice to be important
but it's much important to be nice