Benachrichtigungen
Alles löschen

BUZET

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
1,097 Ansichten
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
Themenstarter
 
[#2577]

Buzët

Le të jenë buzet që bien në sy këtë vERE. Nuk është e mjaftueshme që vijat buzëve vetëm të theksohen me ngjyrë të ngjashme me ngjyrën e buzëve apo të veni karmin të kuq. Shikoni më tutje. Nuk është e thanun të përmbaheni shabllonit, shpikni edhe ju diçka origjinale. Do të shihni se buzët do të fitojnë pamjen dhe shkëlqim total të re dhe buzëqeshja juaj nuk do të kalon pa u vërejt.

Për kualitetin e karminit flet qëndrueshmëria e tij. Idetë e reja na vijnë nga shtëpia e madhe kozmetike "COVER GIRL" me setin e ri prej 26 karminave të lëngshëm, me të cilin ju vjen edhe shablloni dhe brushëzat te kualitetit te shkëlqyeshëm për vizatimin e larave të ndryshme në buzët e tuaja.

Por në anën tjetër nëse mendoni se kjo dukje është e rezervuar për vajza të vogla, ja disa këshilla për përmirësimin e dukjes së buzëve te juaja - si të theksohen ne kuadër të formës dhe para së gjithash trashësia e tyre. Buzët e trasha ende janë në trend. Shumë femra e përdorin Kalogenin për t'i trashur dhe bërë buzët tërheqëse. Kjo nuk është e preferuar. Me pakë zotësi buzët e juaja mund të duken bukur dhe natyrale. Për t'ju dhënë buzëve plotësi, veni pak rimel (eyeshadow) pluhur dhe pastaj i lyeni me shkëlqim. Nëse buzën e poshtme e keni më të hollë se atë të epërme, është e mjaftueshme që në te të vendosni karminin e çeltë dhe pastaj shkëlqim.

Më pakë karmin në buzë është gjithmonë zgjedhje më e mirë. Në të kundërtën mund të dukeni jo pedant. Kur është fjala për ngjyra, më të mira janë ato të nuancave më të çeltë dhe natyrale. Ngjyrat e errëta sidomos nuk preferohen buzëve të holla, por edhe tipave të tjera ngase e errësojnë mjaft pamjen e fytyrës. Lajneri apo lapsi për buzë këtë vit janë totalisht out.

Assesi mos lejoni që buzët e juaja të duken jopedantë. Nëse pas një kohe ngelni pa karmin dhe nuk keni ku të veni ngjyrën e njëjtë, (assesi mos i lyeni buzët në rrugë e as të mendoni për ndihmën e pasqyrës në atë moment), është e mjaftueshme që të keni llabellon apo shkëlqim për buzë. Por edhe nëse mbetni pa to vetëm kafshojeni buzën e poshtme dhe ngjyra e shëndetshme do të paraqitet.


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 18/04/2009 2:42 p.m.
Teilen: