Benachrichtigungen
Alles löschen

Gishtoja ne Mitologjine Shqiptare

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
744 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5399]

Gishtoja ne Mitologjine Shqiptare

Figure e perrallave. Gishtoja apo Gjishtoja eshte i njohur ne shume vende te Europes: ne France quhet “Le Petit Poucet”, ne Rusi “Malciks Palcik”, ne Greqi “Revithi”, ne Rumani “Neginice”, ndersa ne gjermani “Daumling” etj. Edhe pse kudo eshte i vogël sa nje gisht, veprimet e tij ndryshojne nga perrallat e njerit vend ne ato te vendit tjeter. Ne perrallat shqiptare, ashtu si dhe te variantja e vllezerve Grim, ky eshte personazh i shkathet e i zgjuar. Per te mashtruar kusaret, ai futet ne veshin e kaut, ne barkun e ujkut dhe, si shpeton grigjen e bagetise se disa barinjve, kthehet shendoshe e mire prane prinderve te tij. Njihet edhe me emrat Koqomi (Elbasan), Kusar Arra (Labove-Gjirokaster), Arka (Korce), Kocelmici (Permet), Kacabiso (Vlore), Kacimucrri, Kacimucri, Kacel-mici, Kokermeli (te gjitha ne Veri), Cinxami (Gjirokaster), Kacipuc (Delvine) etj.


 
Veröffentlicht : 20/02/2011 1:41 a.m.
Teilen: