Sipas besimeve popullore, Bleta dikur ka qenë njeri; për këtë thuhet vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse është mëkat i madh të nëmësh Bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, pse besonin se në të kundërtën Bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”.
Nopca e lidh këtë nderim për Bletën me mitraizmin, por do të ishte më afër mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, që mbase na kthejnë te Melisa e lashtësisë, te nimfa e shndërruar në bletë, pra te stërgjyshja e të gjitha bletëve dhe nëna e Dyrrahut.
Quhet edhe mblet/ë-a, gjet/ë-a, mjacëzë , mjaltëz, fryma e shenjtë, mizë, mizë mjalti, mizare, punëtoret. Del edhe në toponimi: Guri i Bletës (Kryezi-Pukë), Shteku i Bjetës (Apripë e Gurit-Pukë), Lugu i Bjetës (Skavinë-Pukë), bleta e Marcolit (Kroni i Madh-Shllak), Curri i Bletës (Benë-Shllak), Rrethi i Bletës (Vukël) etj.
Ti mund të marrësh këshillen,Por vendimi të takon TY.