Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te ndryshme per shqyrtimin e Kuranit, kane patur pa dyshim nje natyre subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative, e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore.
Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje liste hamendjesh, do te habitej me faktet qe Kurani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me perdorimin e shembujve predikues, Kurani mund te shpjegohej matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte kerkuar te zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje me kater sepse ka vetem nje pergjigje te cilen nese e zgjedh ai do te ishte i drejte dhe 3 te tjerat do te ishin te gabuara. Me fjale te tjera personi mund te beje nje zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te sakte ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte ne te paren dhe te gabuar ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte si ne te paren ashtu edhe ne te dyten.
Pa dyshim, i vetmi rast ne te cilin personi do te ishte plotesisht i sakte do te ishte skenari i fundit, kur ai ben zgjedhje te sakta per te dyja situatat. Veshtiresia per dhenien e nje pergjigje plotesisht te sakte eshte rritur sepse numri i situatave per te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe eshte rritur; ekuacioni matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ½ x ½ (qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe nje nga dy zgjedhje per te dyten).
Nese do te vazhdonim me nje shembull te tille, nese personi ndeshet me tre situata per te cilat ai kerkohet te zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte vetem ne 1/8 e rasteve (ose ½ x ½ x ½). Perseri shanset qe ai te jete korrekt ne te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e çuar ate ne 1 me 8. Duhet te kuptojme qe sa me teper rritet numri i situatave aq me teper ulen shanset per te qene i sakte sepse te dyja jane ne proporcion te zhdrejte.
Duke aplikuar kete shembull ne situatat e Kuranit, do te shohim qe nese ndertojme nje liste me subjekte per te cilat Kurani ka ofruar thenie te sakta, atehere mundesia qe ato te kene qene hamendje te verbera eshte shume e vogel. Ne te vertete subjektet e diskutuara ne Kuran jane te shumta (disa nga ato jane te rreshtuara ne Kurani dhe Dija Shkencore), keshtu qe mundesia qe dikush te vije me hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1 milione menyra per ta quajtur Kuranin te gabuar, por perseri ai çdo here eshte i drejte, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka qene duke folur me hamendje.
Tre shembujt e meposhtem bejne fjale per subjekte te cilat Kurani ka ofruar thenie te sakta. Ato se bashku ilustrojne ate qe rruget per te kundershtuar vertetesine e Kuranit nuk kane qene te mundura.
Bleta femer
Ne kapitullin e 16 (Sure En-Nahl, 16:68-69) Kurani thote qe bleta femer e le folene ne kerkim te ushqimit. Por nje person do ta kete te veshtire te gjeje me hamendje nese bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. Ma do mendja ajo eshte femer thote ai. Padyshim, shanset qe ai te kete dhene nje hamendje te sakte jane nje me dy. Qellon qe Kurani ka dhene nje informacion te sakte. Por qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume njerez besonin perpara zbritjes se Kuranit. Si mund te dallohet nje blete femer nga nje blete mashkull. Ne fakt duhet nje specialist ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull nuk del kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne dramen e shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret pershkruajne bletet dhe ata thone qe bletet jane ushtare dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo çka njerezit mendonin ne kohen e Shekspirit qe bletet te cilat ne i shikojme duke fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari perpara nje mbreti. Sidoqofte kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane femra dhe japin llogari perpara nje mbretereshe. Dhe per te arrtur ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300 vjeteve me pare.
Pra ne listen e hamendjeve, Kurani kishte nje shans pre 50/50 per te qene drejte ndersa parashikimet ishin nje me dy.
Dielli
Kurani, perveç bletes, ka dhene informacion edhe per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire. Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund te levize ne nje menyre te caktuar. Kurani ofron te dyten duke thene qe dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete, Kurani ka perdorur fjalen sabaha e cila pershkruan levizjen e diellit ne hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po japim nje shembul.
Nese dikush eshte ne uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai leviz vete. Keshtu qe kur fjala sabaha perdoret per te pershkruar levizjen e diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke fluturuar jashte kontrollit ne hapsire sepse ai eshte hedhur apo shtyre nga diçka. Ajo thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo per te cilen Kurani na siguron, por a ishte kjo e lehte per tu zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin çdo 25 dite. Kjo levizje i referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse Kurani tha me teper se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli rrotullohet dhe leviz ne hapsire.
Pra ne listen e hamendjeve, shanset per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat bleta mashkull apo femer dhe levizja e diellit jane nje me kater.
Zonat Kohore
Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne historine e 1400 vjeteve me pare do te kishim pare qe njerezit ne ate kohe nuk dinin shume per sa i perket ndryshimit te kohes/ores ne vende te ndryshme, dhe ajo çka Kurani ka ofruar per kete subjekt eshte megjithmend per tu habitur. Fakti qe nje familje eshte duke ngrene mengjesin kur dielli eshte duke lindur, ndersa nje familje tjeter eshte duke shijuar ajrine fresket te nates eshte megjithmend diçka qe te mrekullon, bile edhe ne diten tona. Eshte mese e vertete qe, para 1400 vjetesh, nje person nuk mund te udhetonte me teper se 30 mijle ne dite, dhe per kete nje udhetim nga India per shembull per ne Marok do te merrte muaj te tere. Dhe padyshim, ndersa ishte duke ngrene darke ne Marok, personi mendonte Ashtu sikurse une dhe familja ime duhet te jete duke ngrene darken ne kete moment. Kjo ndodh sepse ai nuk e kuptonte qe kur udhetonte, ai levizte ne kohe dhe hapsire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut, te Gjithedijshmit, Kurani e paraqet dhe informon per kete fenomen.
Ne nje verset shume interesant thuhet qe kur historise ti kete ardhur fundi dhe Dita e Gjykimit te kete arritur, gjithshka do te ndodhe brenda nje momenti. Ky moment do ti kape disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo ilustron dijen e gjere te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare ekzistencen e koheve te ndryshme ne zona te ndryshme, megjithese kjo ishte dicka qe nuk dihej 14 shekuj me pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte si nje prove per vertetesine e Kuranit.
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous