Benachrichtigungen
Alles löschen

Humor Matematikor

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
571 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5387]

Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.
-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.

- Ne matematike nuk e meson teorine, thjesht mesohesh me te.

- Cfare e shkaktoi Big-Bang ?
- Zoti pjestoi me zero.

- Matematicieni eshte nje njeri qorr qe kerkon ne nje dhome te erret, nje mace te zeze qe nuk eshte atje.

- Matematika perbehet 50% nga formula, 50% nga vertetime dhe 50% nga imagjinata.

- Matematicieni eshte nje makineri qe kthen kafene ne teorema.

- Nje inxhinier mendon se ekuacionet e tij perafrojne realitetin. Nje
fizikant mendon se realiteti perafron ekuacionet e tij. Nje matematicien nuk e vret mendjen.

- Nje matematicien nuk vdes kurre, thjesht humbet disa nga funksionet e tij.

- Matematika eshte arti qe quan sende te ndryshme me emra te njejte.

-Te klasifikosh matematiken si lineare dhe jo-lineare, eshte si te klasifikosh universin ne banane dhe jo banane.

-Ligji i ruajtjes te veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte.

-Simbolet matematike perdoren kur nuk e di se cfare po shkruan.

-Filozofia eshte nje loje qe ka objektiva por nuk ka rregulla.
Matematika eshte nje loje qe ka shume rregulla por nuk ka objektiva.

-Matematika eshte gjuha qe perdori Zoti per te shkruajtur universin.

-Kur e pyeten nese beson te Zoti nje matematicien u pergjigj:
“Po, me shume se ci besoj izomorfizmave.”

-Zoti eshte real, derisa nuk deklarohet numur i plote.

-Kush di te perkufizoje dhe te pjestoje mire mund te konsiderohet si zot.(Platoni)

-Ka tre lloje njerezish ne bote, ata qe dine te numurojne dhe ata qe nuk dine te numurojne.

-Si ju lene te kuptoni qe jeni ne duart e Mafies Matematike?
Ju bejne nje oferte qe ju nuk mund ta kuptoni!

-Rregulla e arte per mesuesit e matematikes: duhet te tregoni te verteten dhe vetem te verteten, po jo gjithe te verteten.

-Nje mesues matematike eshte nje njeri qe i flet nje njeriu qe po fle.

-”Ti do me shume matematiken se mua?”
“Sigurisht qe jo, e dashur - ty te dua shume me shume se matematiken.”
“Vertetoje kete!”
“Ne rregull… Le te jete R bashkesia e te gjithe objekteve qe dua…”

-Momenti me i bukur ne jeten e nje matematicieni eshte sapo ai ka vertetuar nje teoreme, po perpara se ai te gjeje gabimin


 
Veröffentlicht : 19/02/2011 10:46 p.m.
Teilen: