Benachrichtigungen
Alles löschen

Yusuf Islam mer demshperblim per shpifje

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
210 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#991]

Yusuf Islami merr dëmshpërblim për shpifje

Muzikanti britanik Yusuf Islami, dikur i njohur si Cat Stevens, të premten (javen e kaluar) mori dëmshpërblim për shkak të shpifjeve, dhe falje publike nga agjencia gazetareske e cila kishte publikuar një shkrim se në një rast Ysuf Islami nuk kishte pranuar të flas me femrat të cilat nuk kishin bartur hixhab.

Ky artist britanik, i cili në fund të viteve të 70-ta u konvertua në Islam, ka deklaruar se një pjesë të parave që do t'i merr si dëmshpërblim do t'i jep Organizatës humanitare të UN-së "Small Kidness", ku edhe vet është në krye të kësaj organizate.

Avokati i Yusufit në gjykatë kishte deklaruar se artikullin e kishte botuar agjencia 'World Entertainment News Network', ndërsa e publikoi ueb-sajti Contactmusic.com.

Artikulli i diskutueshëm ishte publikuar në mars të vitit të kaluar, ndërsa në te shkruante se Yusuf Islami është jotolerant ndaj femrave, dhe se në një ceremoni të ndarjes së çmimeve kishte refuzuar të bisedoj me asnjë femër që nuk kishte hixhab, dhe se femrat me te kishin biseduar vetëm përmes ndërmjetësuesit.

Avokati i Yusufit kishte deklaruar se ky artikull e ka turpëruar klientin e tij, dhe njëherit ka krijuar përshtypje të gabuara ndaj tij dhe është tallur me religjionin e tij.

59 vjeçari Yusuf Islami, i cili edhe më tej është i njohur sipas hiteve të tij derisa ishte si Cat Stevens si "Wild World", "Morning Has Broken" dhe "Moonshadow." Në karijerën e tij ka shitur më shumë se 60 milion ekzemplar të albumeve të tij. Pas konvertimit në Islam në vitin 1978 u tërhoq nga showbiznesi, dhe që nga ajo kohë, për herë të parë para dy viteve, publikoi pop albumin e tij të parë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 12/11/2008 6:36 p.m.
Teilen: