Benachrichtigungen
Alles löschen

Rrihet vajza marokene .

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
219 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#866]

Në Varese të Italisë rrahet vajza pesëmbëdhjetëvjeçare, marokene, nga moshatarët e saj, djem dhe vajza, sepse pati guxim të ulët në ulësen e autobusit lokal. Ulëset janë atje - thonë fëmijët lokal - "të rezervuara vetëm për italian". Ata Rrahën vogëlushen marokene vetëm pse u ul në autobus.

Raportet ndaj të huajve në Itali kujtojnë një aparteid të vërtetë, ku gjithnjë shikohet në ngjyrën e lëkurës.

Në Varese të Italisë rrahet vajza pesëmbëdhjetëvjeçare, marokene, nga moshatarët e saj, djem dhe vajza, sepse pati guxim të ulët në ulësen e autobusit lokal. Ulëset janë atje - thonë fëmijët lokal - "të rezervuara vetëm për italian". Për këtë arsye një ditë më parë e larguan me forcë nga autobusi, ndërsa ditën e nesërme e pritën dhe e rrahën, duke ia thyer hundën.

Në Italinë e Brluskonit, e veçanërisht në pjesën ku dominon Bossi, një gjest i thjeshtë siç është ulja në autobus, përsëri bëhet riskante nëse personi është "me ngjyrë të gabuar", të lëkurës. Qytetarët e lindur dhjetëra vite pas Hitlerit kërkojnë segregacion, nacional dhe racor, dhe rrahin ata që nuk i përmbahen.

Të martën dhoma përfaqësuese italiane aprovoi projektligjin e Ligës veriore, e cila detyron shkollat që fëmijët e të huajve të regjistrohen në klasë të ndara. Deri më sot integrimi është zbatuar në klasat me fëmijë italian, dhe të huajve të vegjël i është mundësuar në disa muaj të parë, praktikisht deri në krishtlindje, të mësojnë gjuhën, duke mësuar nga vogëlushët vendas. Por, nga sot, segregacioni zhvillohet edhe në mesin e fëmijëve shkollor.

Komisioni parlamentar për punë në fillim të muajit aprovoi projektligjin e detyrueshëm sipas së cilit në të ardhmen në konkurse për vende të punës përparësi do të kenë kandidatët nga e njëjta lëmi, "pa marr parasysh poenët që i sjell diploma". Prandaj, në Palermo edhe një budalla nga Sicilia do të ketë përparësi para studentit të përkryer nga Pijemonti.

Ndërsa në Brinzi, në afërsi të Vareseit, fëmijët shkollor punuan figurat e mëdha të fëmijëve, ndërsa shkolla i vendosi në rrugët afër ndërtesës shkollore, për t'i paralajmëruar vozitësit e automjeteve të ngadalësojnë. Katër figura ishin "me ngjyrë", gjë që u pengoi disa qytetarëve, prandaj i kthyen në "të bardhë", duke i mbuluar fytyrat dhe këmbët e atyre figurave me ngjyrë të bardhë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 21/10/2008 6:41 p.m.
Teilen: