Benachrichtigungen
Alles löschen

Serbët t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron shteti i Kosov

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
390 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5650]

Serbët t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron shteti i Kosovës

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanovic, ka deklaruar të hënën se serbët e Kosovës duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që i ofron shteti i Kosovës.
“Serbët e Kosovës duhet t’i shfrytëzojnë të gjithë mundësitë që i ofron shteti i Kosovës, secilën shkronjë të Kushtetutës së Kosovës, serbët duhet ta shfrytëzojnë, ata duhet të kthehen në jetën politike të Kosovës, duhet të kalojnë në anën tjetër të Ibrit, ata duhet të krijojnë komunat e tyre, t’i hapin shkollat, të hapin ndërmarrjet, dhe Serbia duhet t’i ndihmojë për këtë gjë” ka deklaruar Jovanovic, njofton portali “presheva.com”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Serbia duhet të ndërpresë bllokimin e Kosovës. “Cili është fati jonë? Vet fakti që Federata e futbollit të Serbisë bllokon Kosovën në UEFA, kush përfiton nga këto intriga? Hajde t’i thyejmë këta kufij... Nuk është Fadil Vokrri armik i Serbisë, dëshirojmë ta ftojmë në Kuvendin tonë”. ka thënë Jovanovic.


 
Veröffentlicht : 26/04/2011 10:37 a.m.
Teilen: