Benachrichtigungen
Alles löschen

Lugina e Preshevës me Prishtinën, nëse serbët e Kosovës me B

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
395 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5570]

Lugina e Preshevës me Prishtinën, nëse serbët e Kosovës me Beogradin

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka deklaruar se nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegacionit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jetë me Prishtinën.
Halimi ka njoftuar për takimin që kanë pas me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri.

“Nga takimi me Edita Tahirin, delegacioni ynë nga Lugina e Preshevës e kanë njoftuam atë për problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, probleme këto që nuk mund të zgjidhen më shumë se një decenie... më shumë për shkak mungesës së vullnetit të Beogradit dhe Prishtinës për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve. Dhe ndër këto probleme janë liria e lëvizjes, problemi i tabelave të veturave, pastaj mospranimi i diplomave të Universitetit të Prishtinës si dhe dokumentet personale të lëshuara në Kosovë”, tha Halimi.

“Për momentin, ne nga Lugina e Preshevës nuk presim që të jemi pjesë e ekipit negociator kosovar. Këtë e them, sepse edhe nga takimi i javës së kaluar në Prishtinë me shefen e delegacionit kosovarë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, znj.Edita Tahiri, ajo na shpjegoi dhe ishte shumë e qartës se këto negociata do të jenë vetëm për çështje teknike mes dy shteteve dhe jo politike...”, ka pohuar Halimi


 
Veröffentlicht : 15/04/2011 9:49 a.m.
Teilen: