Benachrichtigungen
Alles löschen

Ligji i ri: Femrat me minifunde do dënohen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
405 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5429]

Ligji i ri: Femrat me minifunde do dënohen

Ç’moralizimi i shtetit, më së pari vjen pikërisht nga zyrat e shtetit. Sekretare me minifunde, me bark jashtë, me gjinj provokues, nuk do të ketë më as në Shqipëri. Është një projektligj i qeverisë shqiptare që shumë shpejt do kalojë për votim në Parlament. Kjo nuk do të thotë se zyrtarët janë “idhnuar” me hiret, por është një nga kërkesat e BE-së, serioziteti në zyrat e shtetit.

Është autoritet, moral, figura e gjithë femrave që punojnë në zyra apo institucione shtetërore, madje edhe publike, në gjithë botën e zhvilluar perëndimore.

Fundet më të shkurtëra se tetë centimetra poshtë gjurit, takat e larta apo të pagomuara, kostumet me ngjyra të çelëta apo këmishat e bluzat që nxjerrin hiret provokuese në pamje, do e shohin veten në kryelisten e mëkateve. Mbartësit do largohen nga puna.

Edhe meshkujt në gjithë administratën shtetërore apo në varësi të tyre, do jenë të veshur serioz. Pra, me kostume ose rroba autoritare. Pa varëse e vathë në vesh, pa ekzagjerime. Kushdo që do shkelë këto rregulla njerëzore, do e shohë veten të larguar nga puna.

Në këtë fushë spastrimi nga amoraliteti, të diktuar nga BE, hiret femërore të zhveshura dhe apatilleku i meshkujve, nuk do të jenë të vetmet vese që do perëndojnë. Normalisht Shqipëria do ketë njerëz më të aftë, pasi “konkurset” mënjanojnë disi, parjen poshtë gjurit, duke e zhvendosur atë nëse jo në kokërr të syrit, të paktën në fytyrë.

Ky është akti i parë i komedisë së sakrificës në këtë “stinë” të gjatë teatral që zanafillen e ka të kahershme dhe shumë zyrtarë, madje edhe deputetë e marrin si një triumf që nuk do triumfojë, pavarësisht një kostoje të vockël që zyrat e shtetit do u kthejnë familjeve.

Sidoqoftë, shteti nga një shpellinë, del në lëndinë, pasi më shumë punë efektive do materializohet zyrave të sherbimit dhe më shumë adrenalinë e kulturë do reflektohet përballë të huajve. Mozaiku i të qënit përmbushës, përballë përgjegjësive që ka njeriu si qënie, nuk do ketë format të tillë që pasues i modelit nga pozita nominale, të jetë zyrtari apo zyrtarja e pamoralshme.

Por një aromë jo shumë e mirë është ky ligj moralizues për partitë politike, të cilat janë jashtë tij. i pari i socialistëve Edi Rama nuk shihet më me vath në vesh, megjithëse ligji nuk e detyron. Gjithsesi, të bësh hapa të sigurtë drejt pushtetit, duhet seriozitet. Jo nga këto të fundit, ku kryesocialisti i Shkodrës Edip Shiroka, sheh ëndrra me sy hapur si dikur E. Hoxha, kur thotë: “Gazetarët (një grup që përcakton ai) nuk do kenë të drejtë të shkruajnë për PS-në!”

Figurativisht mund të themi se i duket se e ka veshur partinë në mbathje hekuri, për të mbajtur të ndershme: Dhe kë, PS-në, të cilën që me Enverin e kanë drejtuar njerëz me mbartje të akuzuar për vese.

Sidoqoftë, morali nuk do jetë me tabu as në Shqipëri. Tani e mbrapa ligji është për administratën, jo për partitë.

Sokol Pepushaj


 
Veröffentlicht : 27/02/2011 7:16 p.m.
Teilen: