Benachrichtigungen
Alles löschen

“Jafa” keksi serb me materie kancerogjene

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
351 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5427]

“Jafa” keksi serb me materie kancerogjene

Në Slloveni është tërhequr nga shitja “Jafa keks”, i cili prodhohet nga “Crvenka” e Gornji Milanovacit në Serbi, sepse është konstatuar se ambalazhi me të cilin është i mbështjellë ai përmban materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Vendimin e ka marrë Instituti për siguri të shëndetit i Sllovenisë, pasi ka konstatuar se ambalazhi i tij përmban vlera të larta të fotoiniciatorit benzofenon dhe atij 4-metilbenzofenon, të cilët nëpërmjet folies plastike lehtë kalojnë në keks.

Lidhja e konsumatorëve të Sllovenisë ka këshilluar blerësit që të mos konsumojnë keksa “Crvenka” nëse tashmë i kanë blerë, njoftoi portali i gazetës lubjanase “Dnevnik”./koha/


 
Veröffentlicht : 24/02/2011 9:19 p.m.
Teilen: