Fileta pule me gjiz dhe kungulleshka
Per 4 persona nevojiten:
* 4 fileta gjoksi pule
* 150 gr. gjiz te freske
* 4 kungulleshka
* 2 te bardha veze
* 4 lug supe ereza te fresketa te perziera (majdanoz, koper, borzilok, dhiozme, rozmarine)
* 2 luge supe vaj ulliri
* kripe, piper
Pergatitja:
1. I shtypim filetat e pules ,me qekiq (kuzhines) qe te hapen e te hollohen.
2. Perziejme erezat me gjizen dhe te bardhat e vezeve. Shtrojme filetat mbi mem brana te veqanta plastmase, i rregulloj me me krip e piper dhe hedhim nga lart mbushjen. I mbeshtjellim veq e veq ne form roleje, duke mbeshtjelle njekohesisht edhe anet e membranave plastike, si letra karamelesh.
3. Hedhim uje ne nje tenxhere dhe sapo te filloje te marre vale, hedhim brenda rolete e pules. I ziejme per rreth 20 min. dhe ne vazhdim i nxjerrim nga tenxherja. I shpojme anash me nje thike qe t’u dalin lengjet dhe i leme te ftohen lehtesisht.
4. Nderkohe presim kungulleshkat dhe i kaurdisim(s'kuqim-Perzhitim) lehte ne vaj ulliri, u hedhim kripe e piper dhe i sperkatim me borzilok te grire. Sherbejme rolete te prera ne feta te holla e te shoqeruara me kungulleshkat. Mund t’i shoqerojme gjithashtu edhe me makarona ose Pilav(oriz)
Mish Qingji te Mbushur
Perberesit: mish qingji, mundesisht pjesen e gjoksit, te plote apo gjysme, 1 qepe e madhe, te brendshmet e qengjit (mushkeria, melqia, zemra), mish i grire (rreth 300 gr), pak oriz, gjalpe i fresket, vaj ulliri, kripe, piper, koper
Lajme mire mishi e qengjit. pastrojme te brendshmet dhe i presim ne copa te vogla. Grijme qepen dhe e veme te skuqet. Pastaj hedhim te brendshmet dhe mishin e grire, kripe, piper dhe koper.
Ne vazhdim, hedhim orizin dhe nje gote uje. Kur te jete zier orizi, e heqim mbushjen nga zjarri.
Mishin e qengjit e lyejme nga te gjitha anet me gjalpe dhe i hedhim kripe dhe piper. E mbushim me masen e përgatitur dhe e lidhim me spango (PEJ qeperdoret per kuzhine), me qellim qe te mos derdhet mbushja. Pastaj e pjekim per 2 ore në 180 grade celsius.
Mund ta shoqeroni me patate te pjekura ne furre.
Ju befte mire...


