Ketu mund te postoni te gjithat gjellat shqiptare ,por edhe ato te Huaja
![]()
Qofte me Kos

•200 gr mish i bluar ,
•2 dcl ujë ,
•1 vezë ,
•1/2 tubë majdanoz ,
•kripë,
•piper ,
•miell ,
•3-4 thelpinj hudhre ,
•1 kg kos (mundësisht delesh) ,
•vaj për fërgim.
Përgatitja:
Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura..
Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..
Buk me Proshut dhe Djath

-2 ½ lugë caji maja
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-3 ½ filxhan miell
-½ lugë caji së bashku kripë dhe piper I zi
-100 gram proshutë, priteni në zara të vegjël
-50 gram provolone(lloj djathi Italian), priteni në zara të vegjël
-¾ filxhan djath parmixhan
-Ujë I ngrohtë
Spërkateni majan mbi një filxhan ujë të ngrohtë dhe lërëni derisa të bëjë flluska, rreth 5 minuta. Shtoni vajin, miellin, kripën dhe piperin, dhe hidhni ujin, aq sa shihni se ka nevojë duke e përzjerë ndërkohë më një lugë druri dersia të bëhet një brum I punueshëm. Punojeni me duar në një sipërfaqe me miell për rreth 10 minuta derisa të krijoni një brum të butë.Nëse brumi ju duket se ngjit, atëherë shtoni dhe pak miell. Lyeni me vaj një tas të madh dyfish masën e bukës, dhe vendoseni brumin në tas, mbulojeni atë më një letër plastike, dhe lëreni të fryhet derisa të dyfishohet per rreth 1 ½ orë
Vajisni një tepsi, dhe vëreni brumin në qëndër. Shtrijeni brumin me duart tuaj, dhe shpërndani proshutën dhe djathin lart. Paloseni brumin që të mbulohet proshuta dhe djathi, dhe më pas shtrijeni dhe mbështilleni brumin disa herë me duart tuaj, në mënyrë që të shpërndahen përbërësit brënda bukës.
Për ti dhënë formë, rrotullojeni brumin në formë litari, dhe lidhini dy fundet bashkë, në mënyrë që të keni një unazë të madhe. Mbështilleni me letër plastike dhe njëherë tjetër, dhe lëreni ashtu të fryhet përsëri për rreth 1 orë.
Ngroheni sobën në 200 gradë Celsius. Piqeni bukën për 30 minuta, ose derisa të marrë një ngjyrë të këndshme kafe dhe floriri. Lëreni të ftohet diku, dhe priteni kur është akoma pak e ngrohtë.
Shënim: Mund ta lyeni bukën me 1 të verdhë veze të rrahur me një lugë caji ujë që ti jepni bukës një sipërfaqe të shkëlqyeshme, nëse dëshironi..
Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..
Patëllxhanë të mbushur
Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg,
qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz.
Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet
qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të
avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet
kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe
mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë
Tavë Elbasani
Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.
Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Tan ket pergaditne hala nuk ngrena san prej teje Leaaa .
Sha mkishe pergadit pershembull qetash qysh kam uri ? Se qenke kuzhinjere e mir .