Benachrichtigungen
Alles löschen

Vdes sulmuesi i Mbretëreshës

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
148 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2651]

Shoferi 38-vjeçar, i cili dje me veturën e tij mbyti pesë veta dhe plagosi 13 të tjerë, gjatë paradës në Apeldoorn të Holandës, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretëreshës, ka vdekur nga plagët e marra gjatë përplasjes.

Autoritetet thanë se shoferi i ka thënë policisë para se të vdiste, se ai ishte përpjekur ta sulmojë familjen mbretërore, në shenjë hakmarrjeje pse kishte humbur shtëpinë, pasi nuk përballonte dot qiranë.

Vetura e tij dje për 4-5 metra nuk arriti ta qëllojë autobusin e hapur, ku gjendej Mbretëresha Beatrix dhe familja e saj.

Hetuesit e këtij rasti thanë se nuk ka njohuri për lidhje eventuale me terrorizëm ose ndonjë grupim ideologjik.


 
Veröffentlicht : 01/05/2009 8:50 p.m.
Teilen: