Benachrichtigungen
Alles löschen

Sean Penn ndahet nga gruaja

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
142 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2650]

Vetëm pas një viti të ribashkimit të tyre, Sean Penn dhe gruaja e tij Robin kanë zgjedhur të divorcohen.

Aktori që ka fituar Oskarin ka dorëzuar dosjen për ndarje në 13 vjetorin e martesës se tij.

Ai është duke kërkuar që të këtë edhe një gjykim për fëmijët e tyre, vajzën 18 vjeçare, Dylan dhe djalin 15 vjeçar, Hopper.

Sean Penn, realisht kishte dorëzuar dosjen për divorc në dhjetor të vitit 2007, megjithatë ata ishin pajtuar në prillin e vitit të kaluar.

Ndarja e tyre ishte ndërlidhur me Leonardo DiCaprio.

Thashethemet e para thonë se pakënaqësitë e çiftit ishin paraqitur në shkurt pasi që gruaja e tij kishte dështuar që të nominohet për aktoren më të mirë në Oskar.

Vetëm muajin e kaluar, ishte thënë se Penn është në lidhje dashurie me Natalie Portman – edhe pse këto shkrime të gazetarëve ishin hedhur poshtë nga njerëz të afërt me aktorin e Hollywood-it.

Penn ka qenë i martuar edhe me mbretëreshën e muzikës pop, Madonna, para se të takohej me Robin.

Martesa kishte zgjatur katër vite në të cilën kohë Penn ishte akuzuar për sulm ndaj një fotografi.

Ata ishin divorcuar në vitin 1989.


 
Veröffentlicht : 01/05/2009 8:43 p.m.
Teilen: