Benachrichtigungen
Alles löschen

U zbulua se Xhelozia eshte semundje

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
407 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5590]

U zbulua se Xhelozia eshte semundje

Nëse xhelozia ndaj partnerit nis dhe shprehet përditë e mbi një orë, nis të kthehet në një patologji të vërtetë. Kështu mendojnë studiuesit, të cilët kanë nisur ta klasifikojnë xhelozinë si një sëmundje nëse kalon këtë afat. Xhelozia sipas tyre, nuk është një ndjenjë që duhet të na bëjë të ndihemi të lumtur, përkundrazi. Duhet të nisim të shqetësohemi realisht nëse ajo na zgjat shumë. E keqja është se ajo nuk mund të ndalet kollaj, edhe nëse zbulon se po të godet fuqishëm. Ajo nuk lind për faktin se ne jemi të këqinj. Por vetëm sepse nga natyra jemi bërë të tillë. Sipas mjekëve, personat të cilët janë shumë xhelozë, paraqesin anomali në prodhimin e serotoninës, e cila më pas mund të korrespondojë me një formë të çrregullimit mendor.Zakon grekCilësohet nga studiuesit si një zakon i mbetur që në kohët e Greqisë së lashtë, kur edhe në veprat e mëdha të këtij vendi shkruhet se njerëzit vrisnin nga xhelozia, apo marroseshin prej saj. Ka katër lloje xhelozish. E para për shembull ka të bëjë me rastin kur partneri ndihet xheloz pasi nuk është në lartësinë e tjetrit. Dhe çdo lloj zhelozie, ka shpjegimin e vet patologjik.Llojet e xhelozisë:Depresive: Kur ndihesh në nivel më të ulët se partneri.Obsesionuese: Kur fiksohesh se nuk të do sa duhet, ose sa e do ti.E ankthshme: Kur ke frikë se të lë nga një çast në tjetrin.Paranojake: Kur dyshon për çdo gjë, edhe pa vend fare.


 
Veröffentlicht : 17/04/2011 9:01 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
shqiptart moti e kan dit qe smuj esht , edhe ja kan gjet ilaqin motiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii hahahahahhha


 
Veröffentlicht : 18/04/2011 4:44 p.m.
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
 

aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
shqiptart moti e kan dit qe smuj esht , edhe ja kan gjet ilaqin motiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii hahahahahhha

Po JB cili cenka ai ilaq bre hhahahahaha se bash po me intereson me dite,se qe une bash nuk po edi hahahahha


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 19/04/2011 11:18 a.m.
Teilen: