Miliarderja që punon pastruese
Miliarderja Catherine von Fürstenberg-Dussmann (59) shkonte në punë në kompaninë e saj, ku një kohë punoi si pastruese.
Ajo dëshironte të dinte si jetojnë dhe çka punojnë punëtorët e saj, duke kryer e maskuar punë të ndryshme. Ishte edhe pastruese, transmeton “Bild”.
Milionerja shpjegoi se burri i saj para tre vjetëve, ndërsa ishin në udhëtim në Romë, pësoi sulm në zemër. Për shkak të sëmundjes nuk mund të punonte.
Kështu, ajo më 2009 mori udhëheqjen e kompanisë me bazë në Berlin, e cila merret me pastrim, ndërtim, hotelieri dhe kujdesin për të moshuarit. Kompania fiton në vit deri në 1.4 miliardë euro, dhe ka mbi 53 mijë të punësuar.
Catherine shpjegon se nuk dëshiron të rri në pallat, por dëshiron të shohë punëtorët e saj si punojnë. Më interesonte të di se si është të fillosh punën në ora 5 në mëngjes dhe si është të punosh me makineritë e rënda.
Më interesonte të di se çka i duhet punëtorëve për të qenë të kënaqur me punën në Dussmann”, ka shpjeguar Catherine, e cila para se ta marrë drejtimin e kompanisë ishte amvise.