Benachrichtigungen
Alles löschen

Thonjte: Cfare duhet te dini rreth tyre.

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
206 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2673]

A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjët e parregullt, të kafshuar dhe të shtresuar me shtresa llaku një mbi një? Disa detaje, sado në dukje të vogla, sic janë thonjët e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e te tjerëve.

Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjëve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu sic luftohet edhe çdo shprehi tjetër.

Për t’i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikyr apo pedikyr, për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet. Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t'i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjë shtyni skajet e thonjëve dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës për thonjë. Skajet e thonjëve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk mund t’i lyeni para se ti limoni mirë me limë për lustrim. Është e preferueshme që nëse dëshironi që të keni perfurcuesin më të mire, së pari duhet ta lyeni me një shtresë bazë , kështu qe do të keni thonjë më të bukur dhe manikyri do të qëndroj më gjatë. Në rast se thonjët apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t'i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjët deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjëve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t’i keni thonjët.

Edhe mungesa e vitamineve në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonjë. Nëse thonjët tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çrregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizem.

Thonjët, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, meritojnë kujdes gjate gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’i kushtohet gjate sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe . Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por me kete veprim, thonjët dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.

Gjate prerjes së thonjëve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjertazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjët i preni pjertazi, atëherë ato do te të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe ne fund, para se ta vendosni manikyrin, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjët ta largoni.

Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se te vishni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo sprej. Mund të përdorni edhe talk. Kështu këmbët do t’i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e bakterieve në to. Dhe, nëse edhe pas gjithe kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjët tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pedikyr apo manikyr nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të./cdodite/


 
Veröffentlicht : 04/05/2009 12:17 p.m.
Teilen: