Këngëtarja e njohur Pink zbuloi se aspak nuk i vije turp shkaku i biseksualitetit të saj dhe se baras i pëlqen të takohet si me djemtë ashtu edhe me vajzat. Pavarësisht nga fakti se është pajtuar me ish-bashkëshortin Corey Hart, Pink deklaroi për News of the World se ende e tërheqin personat e së njëjtës gjini.
“Nuk ndjehem keq që jam biseksuale. Dashuria vjen në forma të ndryshme. Nuk më vjen turp nga vetja. Si duket në ditët e sotme biseksualiteti është njëfarë trendi. Por unë asnjëherë nuk kam shkuar sipas trendëve. Po të mos isha me Cory do të ishte po aq e lumtur me ndonjë vajzë të re, nuk jam e komplikuar. Në këngët e mia flas për lloje të ndryshme të dashurisë”, tha Pink ndonëse vitin e kaluar pohonte se i pëlqen aq shumë djemtë saqë do të ishte në lidhje të vazhdueshme me një vajzë.
