Të martuara për të ...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

Të martuara për të njëjtin burrë!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
166 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3811]

Të dyjat kishin filluar shoqërimin për shkak të dashurisë që kishin ndaj karakokes, ndërsa në fund kuptuan se ndanin edhe një dashuri tjetër-dashurinë ndaj burrit.

Ciu Bin (42) nga Kina është dënuar me 3 muaj burg për shkak të bigamisë. Me gruan e parë, Zhang Dandan, ai kishte një vajzë, por ka dashur edhe djalë.

“Gjithmonë kam dashur të kem një djalë, por për shkak të Ligjit të vendit për një fëmijë, duheshte që në fshehurazi të gjej edhe një grua tjetër”- është shprehur Cui.
Ai ëshët njoftuar me Wang Na, me të cilën ka bërë një djalë. Nuk e ka pasur lehtë t’ia del me të dy familjet mbarë.

I është dashur vazhdimisht të gjejë arsyetime prej më të ndryshmeve për mungesën e tij. Në ndërkohë, dy gratë e tij, njëherit edhe kolege në punë, kanë filluar të shoqërohen sepse kishin një hobi të përbashkët e të dashur, karaoken. Wang e ka ditur se shoqja e saj ka një vajzë dhe se është e martuar për një punëtor ndërtimtarie, i cili shpesh udhëton.

Zhang e ka ditur se shoqja e saj është martuar para pak kohe dhe se ka djalë. Nuk e kanë ditur në fillim se janë të martuara për të njejtin burrë.
Kjo telenovelë u zbulua nga Wang, e cila kishte filluar të dyshojë në burrin e saj pasi që e kishte dëgjuar se si telefonon me një grua tjetër. Kur i telefonon numrit të njejtë të telefonit, e kupton se flet me gruan e Cui-t.

“Gruaja e cila u paraqit më tha se është gruaja e Cui-t, i’a njoha zërin, por edhe ajo timin. I jemi të hidhëruara pa masë”-u shpreh ajo.


 
Veröffentlicht : 26/08/2009 5:38 p.m.
Teilen: