Benachrichtigungen
Alles löschen

Sulltani paguan 15 mijë funte për një qethje flokësh

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
145 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3798]

Sulltani i Bruneit ka shpenzuar 15.000 funte, mbi 17 mijë euro, për një të qethur të flokëve.

Pasaniku i njohur botërisht e ka paguar këtë shumë të majme për udhëtimin e berberit të tij të preferuar, Ken Modestu, nga Londra deri në Brunei më herët gjatë këtij muaji.

Por Sulltani ishte aq shumë i brengosur se mos infektohej me gripin e derrave saqë pagoi 11.000 funte për një kabinë private luksoze për berberin, në mënyrë që të mos përzihej me udhëtarët tjerë në aeroplan.

Berberi Modestou ka dyqanin e vet në hotelin Dorchester në Mayfair, në qendër të Londrës, dhe zakonisht paguan nga 30 funte për qethje, raporton tabloidi britanik “The Sun”.


 
Veröffentlicht : 26/08/2009 1:47 a.m.
Teilen: