Benachrichtigungen
Alles löschen

Pas 300 paraqitjeve gjen punë

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
177 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4017]

Britaniku 46-vjeçar John Evans nga qyteti Swallownest ka gjetur punë pas 26 vitesh dhe 300 paraqitjeve të dështuara për një gjë të tillë.
Evans është larguar nga puna në vitin 1983 kur është mbyllur fabrika e çelikut në të cilën punonte. Përkundër shumë kurseve të cilat i ka vijuar për të pasuruar biografinë e tij për punë, atë nuk ka mundur ta gjej assesi. Tani ai do të punojë si ndihmës në një azil pleqsh.

“Nuk kam mundur të besoj kur më thanë se jam pranuar në punë. U jam lutur të ma përsërisin dy herë”, thotë Evans.

Nga 300 paraqitjet gjatë viteve, vetëm në rreth 100 i janë përgjigjur, dhe si arsye më të shpeshta për mospranim ia kanë theksuar mungesën e përvojës.

E kanë refuzuar në hotelieri, në kontabilitet, e madje edhe në fabrikë, edhe pse është i kualifikuar pasi që ka vijuar kurset e ndryshme. Nuk ka mundur të paraqitet për të gjitha punët sepse, për fat të keq, është i sëmurë nga epilepsia.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:12 p.m.
Teilen: