Benachrichtigungen
Alles löschen

Fqinjët ua vjedhin kopshtin

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
191 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4018]

Britanikët Linzi e Phil Wood ishin zhvendosur nga Anglia në ishullin spanjoll Lanzarote. Ata kishin planifikuar të shesin shtëpinë e tyre, mirëpo fqinjët ua kanë vjedhur kopshtin.
Linzi e Phil Wood janë kthyer në shtëpinë e tyre në rajonin anglez Staffordshire dhe kanë zbuluar se fqinjët e parë ua kanë vjedhur kopshtin. Çifti ka dashur të shes shtëpinë pasi që janë zhvendosur në ishullin spanjoll.

E ëma e Philit ka shkuar për të kontrolluar shtëpinë dhe i ka pyetur se çfarë kishin bërë me kopshtin. Kur janë kthyer, ata kanë parë lulet, enët, e madje edhe shtëpizën e drurit në kopshtin e fqinjit. 28-vjeçarja Linzi ka qenë e inatosur dhe e frustruar. Shtatë vjet kanë jetuar pranë fqinjëve të tanishëm dhe asnjëherë nuk kanë pasur problem me ta. Fqinji u kishte thënë se ka blerë kopshtin e gatshëm nga dikush tjetër, duke mos e kuptuar që ai është kopshti i tyre.

Çifti tani nuk di se si do ta shes shtëpinë, sepse kopshti duket i shkretuar. E kanë lajmëruar policinë e cila është duke bërë hulumtimin e këtij rasti.


 
Veröffentlicht : 22/09/2009 10:13 p.m.
Teilen: