Benachrichtigungen
Alles löschen

Pas 18 vitesh, gjene motren e saj binjake identike

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
172 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3912]

Kinezet 18-vjeçare Zhuang Yanhong e Gong Jingjing kanë katër nishane në vende të njëjta të dorës së djathtë, u interesojnë gjërat e njëjta, ndërsa punojnë në të njëjtën kompani.
Pronari i zinxhirit të dyqaneve të rrobave në qytetin Xiamen të krahinës jugore kineze Fujian ka shkuar në qytetin Quangang të kontrollojë se si po i ecën shitja në dyqanin e atjeshëm. Ai ka mbetur i çuditur kur e ka parë punëtoren nga selia e fabrikës së tij në shitoren në Quangang pa lejen e tij.

Megjithatë është konstatuar se nuk bëhet fjalë për punëtoren e selisë së fabrikës, por për një vajzë e cila ishte pothuajse identike. Zhuang Yanhong e Gong Jingjing kanë katër nishane në vendet e njëjta në dorën e djathtë.

"Na interesojnë gjërat e njëjta, kemi hobi dhe vese të njëjta", ka thënë Zhuang.

Në fillim vajzat kishin menduar se ngjashmëria e tyre ishte vetëm një rastësi, mirëpo Zhuang është e adoptuar, e pasi që vajzat janë takuar, edhe Gongut i kanë pranuar prindërit e saj se edhe ajo ishte adoptuar nga e njëjta krahinë sikur edhe Zhuang.

Vajzat tani janë të sigurta se janë binjake.

"Nuk do të bëjmë fare testin e ADN-së. Pa marrë parasysh të gjitha, ne jemi motra", ka thënë Gong.


 
Veröffentlicht : 06/09/2009 1:43 a.m.
Teilen: