Benachrichtigungen
Alles löschen

Harron 10.000 euro ne tualet publik

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
190 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3908]

Një biznesmen gjerman ka humbur mbi 10.000 euro duke i lënë ato në një qese plastike në tualet publik, kanë njoftuar autoritetet gjermane.

Policia në krahinën gjermane Hesse ka thënë se mashkulli shumën pesë-shifrore e kishte marrë me vete në një tualet publik në autostradën afër qytetit Haiger në perëndim të Gjermanisë. Megjithatë, ka vozitur tutje, duke harruar tërësisht për qesen, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Zëdhënësi i policisë gjithashtu ka thënë se është e paqartë se si gjermani është kujtuar për paratë vetëm pas gjysmë ore që, natyrisht, ka qenë tepër vonë. Kur është kthyer paratë nuk ishin më në tualet.


 
Veröffentlicht : 06/09/2009 1:09 a.m.
Teilen: