Benachrichtigungen
Alles löschen

Paguan drekën pas 13 vitesh

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
169 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3917]

Pronari i një restoranti indian në Swansea në jug të Uellsit në një letër anonime të adresuar tek policia lokale ka pranuar paratë për një faturë të lëshuar para 13 vitesh.

Mysafirin anonim me gjasë e ka brejtur ndërgjegjja për faktin se në vitin 1996 ka ikur pa e paguar faturën, prandaj në fund ka vendosur që policisë t’i dërgojë 60 funte angleze, me kërkim falje ndaj pronarit të restorantit.

Policisë i është dashur gjashtë muaj për ta gjetur, sepse ai restorant në ndërkohë ishte shembur, e pronari e kishte hapur një të ri 60 kilometra prej aty.

"Do të dëshiroja t’i falënderohem mysafirit i cili ka dashur të përmirësojë gabimin e tij”, ka thënë pronari i restorantit.

Fatura ishte 11 funte angleze, por mysafiri kishte thënë se e kishte përllogaritur edhe inflacionin dhe për këtë kishte dërguar 60 funte.


 
Veröffentlicht : 06/09/2009 3:08 a.m.
Teilen: