Një çift i ri britanik, në vend të krevatit të përbashkët, natën e parë të martesës së tyre e kanë kaluar prapa grilave të burgut. Harry e Claire Arnold janë arrestuar në ditën e urorëzimit të tyre për shkak të dehjes. Bashkëshortët e rinj e kanë festuar kurorëzimin e tyre në prani të miqve dhe familjes në një klub para se të shkonin për "ushqimin e parë martesor" në një lokal të afërm. Mirëpo krejt ka filluar të shkoj mbrapsht kur një roje në stacionin e autobusit e ka lutur çiftin, i cili po priste autobusin për t'u kthyer në shtëpi, që të shuajnë cigaret e tyre dhe ata kanë rezistuar. Pas pak kohe, në vend të gjarjes ka arritur edhe policia, e cila e ka arrestuar Harryn 43 vjeçar dhe Clairen 34- vjeçare, si dhe i ka dërguar në stacion lokal policor në Durham. Të porsamartuarve nuk u ka pëlqyer aspak kjo punë. "Kam qarë prej loçkës së shpirtit", shkurtimisht e ka komentuar rastin e porsamartuara zonja Arnold.
Benachrichtigungen
Alles löschen
Kuriozitete
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
142
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 21/08/2009 3:15 p.m.