Benachrichtigungen
Alles löschen

Kosova në zi

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
206 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3754]

Ishte ora 20:00. Pranë vetes kishte një kafe turke dhe dy copa sheqeri. Po e priste që më e mira dhe më e dashura e tij të shfaqej në tv.

Kjo nuk ndodhi. Një tragjedia kishte kapluar Kosovën atë natë të gjatë, sa i gjithë shekulli.

Dy ditë më parë ky person, por edhe i gjithë vendi, humbi njërin nga personazhet më karizmatike, të dashura dhe të pakthyeshëm për popullin e vet.

Ai po qante, po derdhte lot si ujëvarat e Mirushës.

Nuk kishte letër që mund t’ia ndalte at lum loti që herë-herë i terej mbi fytyrë duke i mbetur shenjë sikur kripa e detit.

Ajo ishte frymëzim i dashurisë që hipnotizoi një popullatë për disa muaj. Nermineeeeeee!
Nerminja, kjo e dashur e Mehmetit, që i bënte femrat të hynë në lëkurën e saj.
Nermine, pse u fejove me Mehmetin kur kurrë nuk fjete me të?!

A ke menduar ndonjëherë për xhelozinë që e ke krijuar, edhe pse ishe qindra kilometra larg. Por, ti ishe afër dhe do të vazhdosh të jesh pranë zemrave tona. Zemrën na këpute.
A do kthehesh e dashur ? 2 milionë shqiptarë po të presin...

Pse nuk gjete muaj tjetër, por gushtin. E ke menduar mirë pasi pranë vetes mblodhe edhe bashkatdhetarët tonë të cilëve ua shkrive zemrën.

Tashmë i lige dhe ike, por ku do të mbesin ata. Shac-it e mi po kthehen me zemër të thyer, i braktise si nëna që lë fëmijën. Ohh kuku.

Pse oj Nermineeeee nuk mendove për gjithë ato nëna, ato bija, ata baballarë që çdo ditë e çdo natë e kanë kaluar me ty?!

Pse nuk mendove për Mehmetin që të deshi? Pse nuk mendove për Ismet policin në Kosovë që çdo natë ishte pranë teje? A ke menduar për deputetët e Parlamentit të Kosovës që i linin seancat në gjysmë për të shikuar atë që e kishin huq një natë më parë!?

A ke menduar për ato amvise që e po lenin drekën në 1 dhe për 40 minuta, ti dhe Mehmeti i bënit të lumtura.

Ti, fajtore që dikur mbaje qetësinë në shtëpitë tona e tashmë me vdekjen tënde, rrëmuja po krijohet në shtëpi.

Ti fajtore që i mbushje dikur kafenetë plotë që nga Podujeva e Gjilani, Peja e Prizreni, Prishtina e Tirana. Çfarë humbjeje!

Nermineeee, sevi seviyorum!


 
Veröffentlicht : 22/08/2009 11:51 p.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

gagaggagaaggagaag ka zi e ma zi se kjo hahahahaa


 
Veröffentlicht : 25/08/2009 11:01 p.m.
(@avi_550)
Beiträge: 2645
Famed Member
 

aaa abe kuku

hahahahahahahahah


Nese e sheh dikend pa buzeqeshje dhuroja nje tenden ...

 
Veröffentlicht : 26/08/2009 1:14 a.m.
Teilen: