Benachrichtigungen
Alles löschen

Mendimet negative mund të shkaktojnë sëmundje

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
76 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2733]

Nganjëherë, si duket është më së miri t’i ikni paralajmërimeve, madje për të mirën tuaj. Anketimet treguan se madje edhe leximi i efekteve anësore në udhëzimet e ilaçeve mund të shtojnë rrezikun nga ajo që t’i ndjejmë.

Nëse ndjeheni keq nga vetë shikimi në efektet anësore tek ilaçet që i përdorni, atëherë më së miri mos i lexoni fare.
Ç’është e vërteta, shkencëtarët besojnë se edhe vetë paralajmërimet në bëjnë të ndjehemi keq. Disa studime në tërë botën, treguan se nëse besojmë se diçka po na e prish shëndetin, atëherë vërtetë edhe sëmuremi.

Po aq sa mendimi pozitiv mund të jetë i mirë për shëndetin tonë edhe ai negativ ka rëndësinë e vete. Ndonëse ideja që besimi në atë që jemi të sëmurë na bënë vërtetë të sëmurë, tingëllon pak e pabesueshme, tentimet rigoroze konstatuan pikërisht këtë, fuqia e supozimit mund të përmirësojë shëndetin. Placebo efekti ka binjakun e tij të keq, nocebo efektin, pohojnë shkencëtarët, sipas së cilëve tabletat fiktive dhe pritjet negative mund të shkaktojnë efekte të dëmshme. Shembujt përfshijnë tentimet klinike për ilaçe të reja në të cilat ¼ e pacientëve që kanë marr ilaçe fiktive ndjenin efekte anësore me ilaçe të vërteta.


 
Veröffentlicht : 14/05/2009 2:12 p.m.
Teilen: