Benachrichtigungen
Alles löschen

Flisni lirisht- celulari i parrezikshëm!

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
92 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2734]

Pas tri vjetësh hulumtimesh, mjekët australianë konstatuan se emisioni i radio valëve nga telefonat celularë nuk shkakton kancer tek minjtë, andaj as tek njerëzit.
Australianët ishin shumë këmbëngulës në përpjekjet që miliona pronarë të telefonave celularë, që ndryshuan botën në planetin tonë, të qetësohen dhe t’ua mundësojnë që afër vetës ta kenë ‘lodrën’ e preferuar.

Pas eksperimenteve më 1600 minj në Institutin për Shkenca Veterinere dhe Mjekësore në Adelaida, demantuan rezultatet e një studimi të mëhershëm po astu australian me minj, të publikuar para pesë vjetëve, që telefonat celularë ‘mund të shkaktojnë zhvillimin e kancerit’. Ky studim shkaktoi një valë brengosjeje tek blerësit kur bëhet fjalë për sigurinë e përdorimit të telefonave celularë por shkencëtarët nga Adelaida tash konstatuan se nuk ia dolën që me radio valë nga telefonat celularë të shkaktojnë kancer tek minjtë ndonëse gjysma gjenetikisht ishin të përgatitur që të jenë ‘jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kancerit”.

“Kjo na dërgon në përfundim se kanceri nuk do të krijohet tek kafshët e shëndosha, andaj as tek njeriu, sepse mund ta konsiderojmë kafshë të shëndetshme, meqë nuk u paraqit as tek ata gjenetikisht të drejtuar kah kanceri”, deklaroi Tim Kuhel nga ekipi i shkencëtarëve në Adelaida. Disa studime të mëhershme sillnin përfundime të këqija.

Rezultatet e një studimi të mëhershem suedez tregonin se përdoruesit shumëvjeçar të gjeneratës së parë të telefonave celularë në 80 për qind të rasteve ishin të ekspozuar ndaj rrezikut që të sëmurën me kancer në tru përderisa ‘mos përdoruesit’ ishin të shpëtuar nga ky rrezik, andaj Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi hulumtime më të përshpejtuara.

Një studim në Danimarkë, konstatoi, se qindra mijëra përdorues të telefonit celularë nuk janë të ekspozuar ndaj rrezikut që të sëmurën nga kanceri. Shkencëtarët australian, minjtë laboratorik i ekspozuan ndaj dozave të ndryshme të radiofrekuencave, prej 0,25 vat për kilogram, gjë që i përgjigjet sasisë që e absorbon personi i cili rrallë përdor celularë deri në 4 vat për kilogram që e pranon personi i cili jashtëzakonisht shumë e përdor telefonin celularë.

“Kemi konstatuar se fuqia e frekuencave në asnjë mënyrë nuk ndikoi në krijimin e kancerit, në tipat e tumoreve apo në kohën eventuale për paraqitjen e tyre”, deklaroi Kuhel. Megjithatë shumë shtete në botë vazhdojnë të investojnë studimet e mëtutjeshme për të konstatuar me precizitet rreziku eventual nga përdorimi i telefonit celularë.


 
Veröffentlicht : 14/05/2009 10:57 p.m.
Teilen: