Benachrichtigungen
Alles löschen

Kap një peshk i cili më pas vjell një orë ari

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
169 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4091]

Një mashkull nga Havajet me emrin Curt Carish këto ditë shoqërinë e tij është duke i zbavitur me një tregim peshkatarësh: në një ujë të jo shumë të thellë kishte kapur me dorë një peshk i cili më vonë i "volli" një orë dore të artë.

Carish në plazhin e Port Allenit e kishte parë një peshk i cili në mënyrë të çuditshme po i afrohej bregut të detit. Miku i tij ia kishte dhënë një shkop të bambusë për të kapur peshkun, mirëpo i pafrikshmi Carish kishte hyrë në ujë deri në mes derisa nuk e kishte kapur peshkun me dorë.

Mirëpo, kur e kishte nxjerrë nga frigoriferi për ta përgatitur e ka vërejtur se kishte bark jashtëzakonisht të madh dhe nga goja e pa se si po i dilte një orë dore e artë. Madje, ora ende po bënte tik-tak dhe po tregonte orën e saktë!

telegrafi.com


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 02/10/2009 12:30 p.m.
Teilen: