Benachrichtigungen
Alles löschen

Itali, pushuesit 'të qetë' bashkë me kufomën

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
176 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4090]

Një kufomë njeriu ndodhet nën çadër në breg të detit, ndërkohë që pushuesit vazhdojnë të marrin rreze dhe të pushojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku një burrë i mbuluar nga një copë e bardhë i pajetë 'pushon' bashkë me napolitanët, të cilët janë tërësisht indiferentë për sa shohin.

Një dite normale plazhi, ku dikush futet qetësisht në det, një tjetër hap kremin kundra diellit në shpatulla, një grua rehatohet në shezlong dhe fëmijët që thahen në këmbë nga uji i detit... të gjithë 'harrojnë' se pranë tyre është një kufomë.

Mësohet se personi i pajetë është një 73-vjeçar, i cili është mbytur në det. Më në fund pas gjithë kësaj panorame skandaloze, një person kujtohet të zhvendosë kufomën. Me siguri vendin e tij, e kanë zënë pushues të tjerë.

top-channel.tv


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 02/10/2009 12:23 p.m.
Teilen: