Benachrichtigungen
Alles löschen

Foshnja kthehet në jetë para se të varrosej

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
140 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#3621]

Ngjarje e rrallë ka ndodhur në Paraguaji, kur një foshnjë i porsalindur i deklaruar i vdekur ka ardhur sërish në jetë. Në momentin që prindërit e foshnjës e transportonin me arkivol, dëgjohet e qara e fëmijës... Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Paraguai, kur një foshnjë i deklaruar i vdekur nga mjekët menjëherë pas lindjes, ka ardhur serish në jetë. I ati rrëfen se gjatë momentit të transportimit me arkivol për në shtëpi ka dëgjuar të qarat e fëmijës. Kjo ka bërë që vogëlushi t'i shpëtojë varrimit për së gjalli. I sapolinduri është transportuar serish në spital ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e terapisë intensive në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. "Bëhet fjale për një rast shumë të rrallë", shprehet mjeku Ernesto Wber. Ka shumë mundësi që mjekët nuk kanë ndjekur me saktësi të gjitha procedurat e nevojshme për të vërtetuar vdekjen fizike të fëmijës. Sipas bluzave të bardha, pulsi i fëmijës ishte aq i dobët për t'u ndier sa ka bërë që të besojnë se nuk rrihte më.


 
Veröffentlicht : 13/08/2009 9:52 p.m.
Teilen: