Benachrichtigungen
Alles löschen

Vyrtytet e Kur'anit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
142 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#563]

Virtytet e Kuranit

Sheh Abdul Kadër Arnauti

"Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve". (Buhariu)

"A nuk do të shkojë ndonjëri prej jush në mesxhid dhe të mësojë ose të lexojë dy ajete nga libri i Allahut aza ue xhel? Sepse kjo është më mirë për të se të ketë dy deve femra dhe tre ajete janë më mirë për të se të ketë tre deve femra dhe katër ajete janë më mirë për të se katër deve femra. Dhe numri (i ajeteve në total) janë më mirë për se se sa të ketë të njëjtin numër devesh". (Muslimi)

"Zilia nuk lejohet përveç se në dy raste: ndaj një personi të cilit Allahu i ka dhënë Kuranin dhe ai e lexon gjatë ditës dhe gjatë natës dhe ndaj një personi të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e jep atë ditën dhe natën". (Buhariu dhe Muslimi)

"Kushdo që lexon një shkronjë prej librit të Allahut do t'i quhet hasanah (vepër e mirë) nga ai (d.m.th nga leximi) dhe kjo vepër shumëfishohet me dhjetë. Unë nuk them se elif-lam-mim konsiderohen si një shkronjë, por elif është një shkronjë,po ashtu dhe lamë dhe mimë". (Tirmidhiu, Darimi)

"Ai që e lexon Kuranin rrjedhshëm është mes shkruesve të sjellshëm dhe bujarë (d.m.th Hur al Ain), ndërsa ai që e lexon Kuranin duke belbëzuar dhe me vështirësi, do të marrë dy shpërblime". (Buhariu).

"Me të vërtetë ai që nuk ka në zemrën e tij asgjë nga Kurani është si një shtëpi (që është) shkatërruar". (Tirmidhiu)

"Lexojeni Kuranin! Sepse me të vërtetë ai do të vijë si ndërmjetës për lexuesit e tij ditën e gjykimit". (Muslimi)

"Kurani është një ndërmjetësues (që me lejen e Allahut) ndërmjetëson dhe një kundërshtar (që është) i vërtetë. Ai që e cakton atë si drejtuesin e tij, (atëherë ai) do ta çojë atë në parajsë". Dhe ai që e le atë pas ( atëherë ai) do ta çojë atë në zjarr". (Ibn Hibban, Bejheki, Taberani, sahih)

"Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin ditën e gjykimit. Agjërimi do të thotë: 'O Zoti im! Unë e ndalova atë nga ushqimi dhe dëshirat, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të'. Kurani do të thotë: 'Unë e ndalova atë nga gjumi i natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të'. Profeti a.s tha: 'Dhe atyre do t'u lejohet ndërmjetësimi". (Ahmedi, Taberani, Hakimi, sahih)

"Mësojeni Kuranin përmendësh, sepse më të vërtetë ai mund të largohet më shpejt nga kraharori i njerëzve sesa deveja kur lirohet nga frerët". (Buhariu dhe Muslimi)

"Me të vërtetë Allahu lartëson disa popuj me këtë libër (Kuranin) dhe ul (d.m.th shkatërron) të tjerë me të". (Muslimi)

"Shembulli i mu'min (besimtarit), i cili e lexon Kur'anin, është sikur një fryt agrumesh. Aroma e saj është e mirë dhe shijen e ka të këndshme. Dhe shembulli i mu'min (besimtarit), i cili nuk lexon Kur'an, është sikur i hurmës: ajo nuk ka aromë, por ka shije të ëmbël. Shembulli i munafikut (hipokritit), i cili lexon Kur'an, është sikur i Rejhaneh (borziloku): aroma e saj është e mirë, por shijen e ka të hidhur. Shembulli i munafik (hipokritit), i cili nuk lexon Kur'an, është sikur i Hentheleh: ajo nuk ka aromë dhe shijen e ka të thartë". (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.)

"Do t'i thuhet dëshmitarit të Kuranit: 'Lexoje, dhe lexo ngadalë dhe qartë) ashtu si në jetën e kësaj bote, sepse me të vërtetë grada juaj (në parajsë) është në ajetin e fundit që lexon". (Ebu Davudi, Tirmidhiu, sahih)

"Lexojeni Kuranin, zbatojeni atë, mos e braktisni dhe mos u zemëroni me të tjerët nëpërmjet tij--- dhe mos hapi apo fitoni pasuri nëpërmjet tij. (Ahmedi, Taberani, Sahih)

"Lexojeni Kuranin dhe nëpërmjet tij kërkoni Fytyrën e Allahut, para se të vijë një komb që ta zbatojë atë si shigjetë. Ata e lexojnë atë shpejt dhe jo ngadalë (që ta zbatojnë)". (Ahmedi, Ebu Davudi, hasan)

"Me të vërtetë më i miri prej njerëzve në lidhje me zërin është ai që i frikësohet Allahut kur lexon Kuranin". (Darimi, sahih)

Enes ibn Maliku ka thënë se i dërguari i Allahut a.s i tha Ubej ibn Kabit:

'Me të vërtetë Allahu më ka urdhëruar t'u lexoj juve'.

Ai (Ubej tha: 'A më ka caktuar Allahu mua për ty?'

Profeti u përgjigj: 'Allahu të ka caktuar ty për mua'.

Ai (Enesi) tha: 'Dhe Ubej nisi të qajë'. (Muslimi)

"Nëse një grup njerëzish mblidhen në njërën prej shtëpive të Allahut duke lexuar librin e Tij dhe e studiojnë bashkë, mes tyre do të zbresë qetësia, do t'i përfshijë mëshira, do t'i rrethojnë engjëjt dhe Allahu do t'i përmendë me ata që janë me Të (d.m.th engjëjt). Dhe ai që nuk arrin të përfitojë dhe ta mësojë Kuranin përmendësh, duhet të nxitojë, sepse prejardhja* nuk do ta ngusë ta bëjë këtë.

(*) Për shembull nëse dikush është djali i një dijetari dhe nuk merr dije nga Kurani dhe nuk e mëson përmendësh, atëherë i takon atij të nxitojë të mësojë dhe të punojë, jo duke u bazuar në prejardhjen e tij d.m.th në faktin se është djali i një dijetari, mbreti, ose nga pasardhësit e familjes së të dërguarit të Allahut etj. Ky kuptim është marrë nga shpjegimi i an-Naveviut te Sahih Muslim.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 08/09/2008 1:03 p.m.
Teilen: