Mos e përlyeni Kur'anin në kësi pazaresh
Me emrin e Zotit Mëshiruesit,Mëshirplotit
Nuk po ju besoja dot syve. Në një artikull tëbotuar në New York Times, një gjykatë nuk pranoi të jepte divorcin e përshpejtuar një gruaje myslimane e cila keqtrajtohej nga burri i saj. Arsyeja e refuzimit, sipas artikullit, ishte se qifti vinte nga nje kulturë marokene, ku rrahja e grave nga burrat është gjë fare e zakonshme.
Ky arsyetim në dhe prej vetë tij, është jashtzakonisht shqetesues. "Burri sipas avokatit të gruas,-" e ka rrahur rëndë që në fillim të marteses. Edhe pasi u ndanë, e therriste dhe e kercenonte se do ta vriste." Gruaja hapi dosje per divorc dhe kerkoi që t'i jepej pa vitin e zakonshem te ndarjes, sepse sjellja e burrit të saj ishte një turturë e vertetë. Megjithatë sipas gjykateses, sjellja e burrit nuk perbente kurfar problemi, pasi siq shkruante ajo: "Në këtë sfond kulturor (në kulturen maroke) nuk është diqka e jashtzakonshme që burri të përdorë dhunë fizike si denim ndaj gruas"
Dhe pse nuk jam avokat apo gjykates, duket fare qartë se këto arsyetime të cilat kërkojnë të justifikojnë dhe t'i mohojnë divorcin e përshpejtuar një gruaje që është rrahur dhe torturuar nga bashkëshorti i saj, janë krejt qesharake.Përveq faktit që duhet të ishte zbatimi i ligjit gjerman ku do te bazohej vendimi i gjykateses, fjalet e saj se "burrat e bëjnë këtë gjë në Marok" si arsyetim per ta mbajtur qiftin akoma bashk.
Akoma më shqetësuese është arsyetimi tjeter per mohimin e një divorci të përshpejtuar, ku sipas artikullit, ajo ka thënë: "Kur'ani... e sanksionon kësi dhunë fizike".Ky lloj arssyetimi u dënua nga njerëz të ndryshëm përarsye nga me te ndryshmet.
"Kur Kur'ani del mbi kushtetuten gjermane, atehere mua me duhet të them "Mirupafshim Gjermani" është shprehur sekretari i pergjithshem i Unionit Demokratik të Krishtere, Ronald Pofalla.
Edhe muslimanet u tronditen nga vendimi i saj:"Profeti ynë asnjehere nuk ka qelluar ndonjë grua, dhe ne atë kemi si shembull," ka thene ne nje interviste, Ejup Aksel Kohler, kryetari i Këshillit Qëndror të muslimaneve të Gjermanis.
"Një Gjykates në Gjermani duhet t'i referohet ligjit kushtetues, i cili thot se nuk mund të shkelen të drejtat e njeriut," ka thënë Gunter Meyer, drejtor i qendres kërkimore mbi botën arabe në univerzitetin e Mainsit. "Nuk është detyra e saj të interpretoj Kur'anin. Ajo ishte një përpjekje që lidhej me konceptimin multikulturor, por ne nje kontest krejt te gabuar."
Jo vetem qe sishte detyra e saj te interpretonte Kur'anin, por edhe citimi se Kur'ani e sanksionon dhunen fizike ndaj grave, ishte krejt i papershtatshem. Dijetaret musliman kanë shkruar me bollëk duke sqaruar se ajetin (4:34) ne tecilen gjuhesisht thuhet se burrat mund t'i rrahin grate, nuk e lejon at lloj dhune qe ky burrë ka përdorur ndaj gruas së tij. Muhammed Asadi i ka mbledhur në një mënyrë shumë elokuente pikëpamjet e dijetareve muslimane në komentin e tij për Kur'anin, ku thotë: " Në transmetimet e sakta duket qartë se vet Profeti a.s e urrente shumë idenë e rrahjes së gruas dhe në më shumë se një rast ka thënë : A mund të ndodhë vallë qëndonjëri prej jush ta rrahë gruan siq rreh një skllave, e më vonë të bjerë në të njejtin shtrat me të? (Buhariu dhe Muslimi).
Sipas nje transmetimi tjeter, ai e ndaloi rrahjen e grave duke thënë:" Asnjehere mos i qelloni robereshat e Zotit"
Kur është shpallur ajeti Kura'norqe eautorizon rrahjen e nje gruaje të pabindur, transmetohet se Profeti a.s ka thënë: "Unë doja diqka, ndërsa Zoti diqka tjeter dhe ajo qe Zoti do duhet të jetë më e mira".
Me gjithë këtë, në hytben që mbajti me rastin e haxhit të lamtumirës, vetem pak kohe para se te nderronte jetë, ai percaktoi se rrahja mund te perdoret vetem në ato raste kur gruaja është fajtore hapur për qështjet morale, dhese duhet te behet në atë mënyrë që të mos shkaktojë dhimbje". Transmetimet e sakta në mbshtetje të kësaj gjenden tek Muslimi,tirmidhiu,Ebu Dauti, Nesaiu dhe ibn Maxhe.
Për më teper ka te tjere qe as nuk e besojnë se fjala uadribuhunna do të thotë rrihni ato. Në transmetimin e saj disponueshem te Kuranit, dr Lahel Bukhtair, e perkthen fjalen uadribuhunna, atehere largohuni.
Megjithate pamvaresisht se qfare kane thene muslimanet per ajetin 4:34 nuk i takojne nje gjykateseje gjermane te citoje Kur'anin si justifikim per te mbajtur lidhur nje martese nje grua qe trajtohet vazhdimisht ne menyre shtazarake nga i shoqi i saj. Mua me ngjane se kjo gjykatese ose ka qene krejtesisht injorante lidhur me islamin dhe Kur'anin, ose ndjen neveri dhe urrejtje per islamin dhe ka kerkuaqr te hedhe mbi Kur'anin duke e perdorur atë për një vendim krejtësisht te padrejtë.
Po te mos jete krejt e pazonja, me shume gjasa ka e para se sa e dyta. Gjithësesi ky vendim mund te kete ndikime te renda per burrat musliman ka thene Michaela Sulaika Kaiser, drejtuese e nje grupi qe mbledh grate muslimane, "kjo eshte si te hedhesh zjarrit benzine, nese nje gjykate gjermane mendon se eshte OK qe ata te rrahin grate"
Sa qmenduri mjaft qe kemi muslimanë qe eperdorin Kur'anin si mjet justifikimi per dhunen familjare, tani na del edhe nje gjykatese gjermane e cila me apo pa hile ka bere te njejten gje.
"E nderuar gjykatese Datz- inter, nese po planifikoni te merrni nje tjeter vendim te qmendur si ky, ju lutem te mos e perlyeni Kur'anin me kesi pazaresh"
DR. Hesham A. Hassaballa
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€