Benachrichtigungen
Alles löschen

KRIJESA TË MREKULLUESHME

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
286 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1263]

HYRJE

Në tokë jeton një numër i pafund kafshësh. Nga qentë dhe macet që i shohim çdo ditë, deri te kafshët që jetojnë nëpër pyje, çdo gjallesë ka karakteristika të mrekullueshme dhe aftësi të habitshme. Për shembull, ne habitemi kur shohim se si bletët mund të ndërtojnë hojet e përsosura të mjaltit dhe të bëjnë llogaritë përkatëse, si të ishin matematikane të afta. Kur shohim se si vepron një krokodil apo luaneshë me këlyshin e saj, çuditemi se si kafshë të tilla mund të sillen me kaq dashuri. Ne kërkojmë një përgjigje për pyetjen se si zogjtë e vegjël që fluturojnë mijëra kilometra gjatë një shtegtimi pa ndalesa, kryejnë këtë detyrë të vështirë. Sa më shumë informacione të marrim, aq më të mrekulluar mbetemi.

Çdo gjallesë ka një ndërtim të veçantë. Disa prej tyre fluturojnë, disa notojnë, disa ecin, disa zvarriten. Për shembull, struktura e trupit të një peshku është pikërisht ashtu siç i nevojitet atij për të jetuar nën ujë. Ai ka organet, sytë dhe lëkurën e përshtatshme që i bëjnë të mundur të jetojë nën ujë. Mushkëritë dhe pendët e zogjve kanë një ndërtim që i mundëson të fluturojnë. Nuk ka asnjë dyshim se këto krijesa nuk i kanë fituar vetvetiu këto karakteristika, me të cilat kryejnë detyra të jashtëzakonshme. Ato as nuk mund t"i kenë mësuar rastësisht detyrat që kryejnë. Nuk është e mundur për to të dinë kaq shumë gjëra, nëse dikush nuk u ka mësuar gjithçka që bëjnë. Ekziston një qenie e lartë dhe e fuqishme që na krijoi neve, sikurse edhe qeniet e tjera të gjalla. Kjo qenie është Zoti, i Cili u ka dhënë gjallesave të gjitha tiparet që zotërojnë.

Ju mund t"i njihni dhe t"i pranoni këto fakte, megjithatë shumë njerëz nuk janë të këtij mendimi. Ata pretendojnë që gjallesat i kanë fituar rastësisht të gjitha ato tipare të mrekullueshme. Ata i përmbledhin këto deklarata të pakuptimta nën emërtimin e “teorisë së evolucionitâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 18/12/2008 10:42 p.m.
Teilen: