Benachrichtigungen
Alles löschen

FRIKA NDAJ ALLAHUT

4 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
387 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1249]

O ju që besuat, keni frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe keni frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni.
(Sure Hashr: 18)

PARATHËNIE

Në këtë çast, ju nuk jeni vetëm në dhomën ku po lexoni këtë libër. Edhe atëherë kur keni menduar se jeni vetëm, ju në të vërtetë nuk keni qenë kurrë vetëm. Engjëjt e caktuar nga Allahu pandërprerë mbikëqyrin dhe shkruajnë gjithçka që ju bëni. Në atë moment që ju thoni një fjalë ata e shkruajnë atë. çdo hap i juaji, çdo mendim, çdo gjë që ju bëni, duke përfshirë edhe obligimet që keni shtyrë për më vonë, të gjitha regjistrohen pa përjashtim.
ALLAHU URDHËRON NË KURAN QË T'IA KEMI FRIKËN ATIJ

Frika ndaj Allahut nuk është, siç supozohet nga disa njerëz, një cilësi e veçantë vetëm për profetët dhe ata të cilët janë veçanërisht të afërt me Të por më tepër është një ndjenjë që bartet në zemrat e të gjithë besimtarëve dhe një ndjenjë që duhet ta ketë tërë njerëzimi. Urdhri i Allahut në Kuran është i qartë:

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç'ka përgatitur për të nesërmen! Kini frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! (Sure Hashr: 18)

Profeti ynë (savs) gjithashtu tërhoqi vëmendjen ndaj kësaj çështjeje në shumë thënie të tij, duke i përkujtuar besimtarët që gjithmonë ta kenë frikën e Allahut:

“Kini frikën e Allahut kudo që jeni; nëse pasoni një vepër të keqe me një të mirë do ta fshini atë; dhe me njerëz silluni në mënyrë të njerëzishme.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 18/12/2008 12:45 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

ÇFARË VLERA MORALE POSEDON NJË PERSON I
CILI I FRIKËSOHET ALLAHUT?

O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë. (Sure A'raf: 26)

Në shumë ajete të Kuranit janë dhënë shumë shembuj të qëndrimeve dhe sjelljeve të besimtarëve të sinqertë të cilët kanë frikën e Allahut. Në dritën e këtyre shembujve vlerat themelore morale që i posedojnë ata të cilët kanë frikën e Allahut do të ekzaminohen më poshtë.

Ata i frikësohen vetëm Allahut

Në pajtim me ajetin: “...por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 18/12/2008 12:49 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

CILËSITË QË FITON NJË BESIMTAR PËR ARSYE SE I
FRIKËSOHET ALLAHUT

Një pozitë e lartë tek Allahu

…Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. (Sure Huxhurat: 13)

Padyshim pozita e një personi tek Allahu do të jetë në pajtim me vlerësimin e tij të Allahut, sasinë e veprave të mira të tij, zbatimin e urdhrave të Kuranit nga ana e tij, mirësinë e karakterit të tij dhe sinqeritetin e besimit të tij. Pa një vetëdije plot frikë-respekt ndaj Allahut, njeriu nuk mund të përmbush këto cilësi të karakterit dhe mirësjelljes. Andaj, shkalla e frikës ndaj Allahut në zemrën e dikujt është një tregues themelor i pozitës së tij tek Allahu.

Aftësia për të bërë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës

O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t'ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t'ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe. (Sure Enfal: 29)

Aftësia për të bërë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës dhe forcimi i të kuptuarit që e shoqëron atë, janë padyshim, mirësitë më të mëdha dhe më të vlefshme që mund t'i dhurohen një besimtari të sinqertë në Tokë.

Nëse dikujt i dhurohet mençuria që të jetë i aftë të dalloj të drejtën nga e gabuara, secila fjalë e tyre, secili qëndrim i tyre, secili vendim i tyre dhe secili reagim i tyre do të jetë mendjemprehtë dhe i saktë. Pasi që dikush i cili i frikësohet Allahut mundet menjëherë të bëj dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës, ata do të sillen në pajtim me atë që më së shumti e kënaq Allahun në çdo gjë që bëjnë. Ata nuk do të ndikohen nga pavendosmëria, pasiguria, ngurrimi, shqetësimi apo hutimi. Mirëpo në kundërshtim të plotë me këtë, ata të cilëve nuk u është dhënë aftësia për të bërë dallime janë të gjykuar për shkatërrim, si në Tokë ashtu edhe në Ahiret.

Hisja e dyfishtë prej mëshirës së Allahut

O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t'ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t'ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t'ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. (Sure Hadid: 28)

Në Kuran Allahu u premton gjithë robërve të Tij të cilët i frikësohen Atij dhe sillen me maturi se jetët e tyre do të jenë të bekuara, si ajo e kësaj bote ashtu edhe ajo shpirtërore. Siç shprehet në ajetin Kuranor: “... All-llahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 18/12/2008 9:26 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

SHPËRBLIMET PËR ATA TË CILËT I FRIKËSOHEN ALLAHUT

Atyre u jepen lajme të gëzueshme derisa janë në Tokë

Sa për ata të cilët jetojnë jetët e tyre në Tokë pa qenë të vetëdijen që frymëzon frikën ndaj Allahut, do të shqyrtojmë më poshtë, në dritën e Kuranit, frikët e pashpjegueshme që ata përjetojnë dhe ashpërsinë e tmerrshme të madhështisë së Allahut. Ata, në anën tjetër, të cilët i frikësohen Allahut dhe janë të kujdesshëm, në kundërshtim të plotë me këtë, do të arrijnë në Ahiret siguri të plotë prej çdo lloj frike dhe do të jetojnë jetët e tyre nën mbrojtjen dhe mirësinë e Allahut. Ata besimtarë të sinqertë të cilët gjatë gjithë jetës së tyre kanë pasur një parandjenjë të thellë për mundësinë e ndëshkimit në Zjarr kur të arrijë Dita e Gjykimit, do të mbahen larg nga çdo lloj frike dhe do të jenë absolutisht të sigurt. Ndërsa Allahu jap këto lajme të gëzuara në Kuran, në Ditën e Fundit Ai do t'ju drejtohet robërve të Tij dhe do t'ju kumtojë atyre edhe shumë më tepër lajme të gëzueshme:

(Allahu do t'u thotë): “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë, hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja, ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 21/12/2008 4:25 p.m.
Teilen: