Benachrichtigungen
Alles löschen
Kronika e Zeze
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
436
Ansichten
Themenstarter
Vlorë, vritet një 30-vjeçar, dyshohet për larje hesapesh
Një 30-vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, rreth orës 23:00. Mësohet se Glaudiol Leka, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.
I riu ka qenë pranë banesës së tij, kur autorët e vrasjes, dy persona që udhëtonin me motorr kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.
Leka ka marrë plumba në pjesë të ndryshme të trupit, plot 6 të tillë. Autorët ende nuk janë identifikuar. Ajo çka dihet paraprakisht për ta është se udhëtonin me një motorr, dhe pikërisht prej andej i kanë drejtuar armën Lekës, duke e qëlluar për vdekje.
Veröffentlicht : 28/07/2011 11:36 a.m.