Benachrichtigungen
Alles löschen

Axhen e vrava me pahir

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
483 Ansichten
(@altiola)
Beiträge: 1513
Noble Member
Themenstarter
 
[#5829]

“Pasi kam marrë vesh se gruaja ime do të lindë djalë, kam dalë jashtë dhe kam gjuajtur me armë pesë apo gjashtë herë në ajër. Ka qenë ora 19.30 dhe unë nuk e kam vërejtur askënd para meje, ndërsa pasi jam drejtuar për në shtëpi, unë e kam dëgjuar një britmë dhe e kam kuptuar se çfarë ka ndodhur”, kështu është arsyetuar Behram Hamza nga fshati Livadicë i Podujevës për vrasjen e axhës së tij, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës nën dyshimin se është përgjegjësi kryesor për ngjarjen e para disa ditëve, ku u vra I.Hamza 55 vjeç (axha i të dyshuarit), Behram Hamza është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Prishtinë. Ai gjatë seancës, ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ka pohuar se e ka vrarë axhën e tij në mënyrë aksidentale gjatë kohës kur me armë zjarri po festonte lajmin se gruaja e tij do t’i lindte një djalë. Deklaratat e të pandehurit janë konfirmuar nga mbrojtësi i tij avokati Nikë Shala, disa minuta pasi gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendimin me të cilin Hamza do të qëndrojë në paraburgim për një muaj. “Gjyqtari i procedurës paraprake me vendimin e datës 27. 08 2011 ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Klienti im në deklaratën e dhënë në polici, si dhe në deklaratën e dhënë para gjyqtarit të procedurës paraprake ka deklaruar se veprën në fjalë e ka kryer nga pakujdesia, sepse deri te privimi nga jeta i axhës së tij ka ardhur aksidentalisht”, ka thënë avokati Shala. Sipas tij klienti i tij ia ka bërë të qartë edhe policisë, edhe prokurorit se me axhën e tij tani të ndjerin nuk ka pasur asgjë të keqe. “Klienti im deklaron se në ditën kritike që ka marrë vesh se gruaja e tij do t’i lindë djalë nga gëzimi ka dalë jashtë dhe ka gjuajtur në ajër me pushkë automatike”, thotë avokati Shala. I njëjti, sipas Shalës pretendon se nuk e ka parë viktimën ndërsa e pranon faktin se pushkën e ka mbajtur në mënyrë ilegale.”Mbrojtja konsideron se gjatë hetimeve që do të zhvillohen nga prokurori i çështjes qartë do të rezultojë se në veprimet e të pandehurit manifestohen elemente të veprës penale të vrasjes nga pakujdesia e jo të vrasjes së rëndë, siç pretendon prokuroria”, thotë avokati Shala. Mirëpo, edhe përkundër këtyre pretendimeve të mbrojtjes dhe të të pandehurit se vrasja ishte kryer aksidentalisht, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë është duke zhvilluar hetime mbi bazën e dyshimit se vrasja nuk ka qenë aksidentale. Kjo të paktën është bërë e ditur pas përfundimit të seancës së caktimit të paraburgimit gjatë të cilës prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e kësaj mase, pasi i njëjti ka pretenduar se i pandehuri Hamza ka kryer vrasje e jo vrasje aksidentale siç pretendon mbrojtja. 55 vjeçari I.Hamza është qëlluar për vdekje më datë 20 gusht, ndërsa deri para një dite policia nuk kishte arritur të arrestonte personin përgjegjës për këtë ngjarje. I dyshuari sipas njoftimit të policisë është arrestuar të premten, gjashtë ditë pasi kishte ndodhur vrasja.
Edhe pse rasti në fjalë mbetet të shikohet nëse në të vërtetë ishte një vrasje aksidentale apo një vrasje e qëllimshme, që nga paslufta e deri më tani dhjetëra qytetarë kanë pësuar si pasojë e të shtënave pa kontroll me armë zjarri. Fushatat e shumta të realizuara nga policia apo organizata të tjera nuk kanë mundur ta ndalojnë këtë fenomen, i cili çdo ditë e më tepër po shkakton viktima dhe fatkeqësi në vendin tonë ku llogaritet të qarkullojnë me mijëra armë pa leje.


░A░L░T░I░O░L░A░ღ░ღ░ ♪ღ♪
❥✫✫✫...¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫✫..¸.•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ
❥✫..•°*”˜˜”*°•.ƸӜƷ

 
Veröffentlicht : 01/09/2011 1:33 p.m.
Teilen: