Benachrichtigungen
Alles löschen

Kosovari i vrarë në Viene Valmir Lezi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
527 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5667]

Vienë/Simmering: Në hyrjen e një rrokaqiei gjendet trupi i plagosur nga thikat i Valmir Lezi-t, një Kosovar 18 vjeqar. Alfred. S është mirëmbajtësi i kësaj ndërtese, i cili menjëherë njoftoj emergjencën dhe policinë.

Për fat të keq Valmir Lezi vdiq në transportuesin e emergjencës. Valmiri nuk kishte ndonjë dokumentacion me vehte- gjë që nuk mundësoj Mediat të shkruajn diq mbi të.

Vetëm pas analizës së DNA-së është zbuluar identiteti i tij. 6 plagë nga Thika kan përshkruar trupin e tij njoftojnë entet e obduksionit dhe policia. Dëshmitarë të rastit kishin parë se si dy persona largoheshin duke vrapuar.

Nuk u vonua shumë dhe policia kapi që të dy, njëri nga ta ishte lënduar gjatë pvrdorimit të thikës dhe ishte lajmëruar në spitalin e afërmt në Semmering- pjesë e qytetit të Vienës.

Policia supozon që Valmiri ka provuar të ndihmoj vëllaun e tij Selimin i cili disa orë më parë kishte filluar një grindje i cili kishte marrë plagë nga Thikat pranë një Studio Fitnesi.

Se a është lënduar për vdekje nga të njëjtit persona të cilët plagosën Vëllaun e tij Selimin apo është një rast i veqantë , policia nuk ka dhënë ndonjë Informatë. Kjo vrasje është vrasja e parë në Austri e vitit 2011 njoftojnë mediat.


 
Veröffentlicht : 01/05/2011 5:21 p.m.
Teilen: