Itali: të shtëna mes Shqiptarëve, 1 i qëlluar nga plumbi, 3 të arrestuar
Bellaria:Mbrëmë rreth orës 20 dëshmitarë të rastit kan ftuar policinë për të reaguar ndaj dy grupeve rivale, turistë nga Shqipëria. Gjatë aksionit policor janë arrestuar 3 shtetas nga Shqipëria, ndërsa një bashkëkombas është dërguar në spitalin e Rimini-t. Informatat nga Spitali në Rimini kan informuar se personi 32 vjeqar ishte goditur nga një plumb në kofshë dhe është operuar.
Gjendja e 32 vjeqarit nuk është në rrezik jete, mirëpo ai duhet të qëndroj në spital edhe disa ditë, ngase kishte humbur shum gjak. Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 3 thika, një revolver të kalibrit 7.65 si dhe ka arrestuar 3 persona, të cilët sipas informatave nga dëshmitarët e rastit ishin të involvuar në këtë rast. Vështirësi kishte emergjenca e arritur, ngase i lënduari nga plumbi i marrë, ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte alivanosur diku në brigjet e detit. Fati i tij, policia dhe Emergjenca kan ndjekur gjurmët e gjakut të cilat shpien deri tek Shqiptari i alivanosur.