VETEVENDOSJE per Po...
 
Benachrichtigungen
Alles löschen

VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
519 Ansichten
 ALEN
(@alen)
Beiträge: 122
Reputable Member
Themenstarter
 
[#4572]

Për VETEVENDOSJEN e popullit te regjionit te Kosovës tash e dy vite te
shpallur shtet e te njohur hiq me pak se 64/ 65 shtete me influence
botërore. Për zgjedhjen e problemit te një kombi te ndarë ne mënyrën me
te vrazhde po nga këta miq te sodit, qe padyshim presin me shumë qe ne
te jemi me te përgatitur ne Tribunën para popullit sovran

1. Vazhdimi i mjerimit ekonomik:

Kosova me resurset ekonomike e faktorin njeri e meriton me mirë.

2. Demilitarizimi i Kosovës:

Është një pike qe nëse nuk kthehet e favorizohet ne nivelin normal
te një ushtrie do te ketë pasoja për ndryshime te krejt eksperimentit
Kosovë.

3. Gjashtë Pikat dhe Protokollet:

Është servilizmi i qeverise tone duhet te ndryshon apo te rifreskohet me zgjedhje te përgjithshme te parakohshme.

4. BE‐ja dhe Kosova:

Friga se mund te jetë servil si UNMIK-u, mund te kalohet ne tribuna te hapura ne biseda shkencore me EULEX-in.

5. Aktivitetet e Serbisë brenda Kosovës:

Nuk lejohen nëse do te kemi një qeverisje te përgjegjshme te sovranit popull.

6. Rasti i 10 shkurtit:me UNMIK:

Duhet qe me çdo kushte te zbardhet rasti i vrasje te dy te rinjve
shqiptare nga UNMIK-u, te rifilloj procedura e hetimeve nga policet
rumun se sa duket ishin serb te Temishvarit, kjo drejtësi e qetëson
popullin dhe familjet e dëshmoreve.

7. Nuk ka regjistrim të popullsisë deri më 2011:

Është një papërgjegjësi e rëndë ne Qeverisjen e Kosovës sot, qe priten ndryshime dhe regjistrim te popullsisë se Kosovës

8. Anëtarësimi në FMN dhe Bankën Botërore:

Kinse pozitive por pagesa e një borxhi prej 231 milion dollarësh
për investimet në infrastrukturë të bëra nga Serbia, pse!!?, se pari
nga Serbia duhet te kthehen te humburit dhe demet e luftës qe i beri ne
Kosove deri ne gjenocid klasik, pikërisht nga FMN-ja dhe Banka
Botërore.

9. Ngushtimi i kufijve:

Kjo është brenga me e ndjeshme e Kosovës qe te huajt na e njohin
sovranitetin e qeveria jone merret me biznese doganash, duhet te jete
prioriteti i parë i vitit 2010. Kufijtë e menaxhuar te Kosovës me
Serbinë fqinje dhe Malin e Zi.

10. Zgjedhjet lokale dhe Bllaca:

Qiti ne drite tri raste qe duan shqyrtim:

a) Rishqyrtim i planit te Ahtisarit,

b) Hapja e periudhës 1981- 1990 , qe jo rastësisht po mbeten një
shtrese e popullit ende pa ju hekë “prangat e robërisë”, pra ligji i te
burgosurve politik,
c) Si dhe rasti i mos funksionimit te drejtësisë qe padyshim duhet te
bisedon ligji me individët e përfolur si kriminel ekonomik e politik te
Kosovës e shih edhe ne kreun e institucioneve tona

11. Plusi i 2009‐ës;

Qe ne popullin sovran te Kosovës doli fjala e vërtete për zgjedhje
te natyrshme te plota demokratike ne fillimin e vitit 2010, populli
është i freskët done qe vota e tij e shenjet te jete e menaxhuar nga
vete populli e jo ish militantet klanor-regjional, qe po shihet se janë
te lodhur nga keqpërdorimet ne emër te popullit


 
Veröffentlicht : 20/04/2010 7:58 p.m.
Teilen: