Kuvendi i Dobërdolit është një ngjarje me rëndësi te madhe ne historiografinë shqiptare, i ciliu mblodhi krerët e gjithë Lëvizjes për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojevë Etnike Shqiptare. Këtu, për herë të fundit u provuan forcat gjithëshqiptare që te riorganizohen ne luftë kundër armikut serbo-sllav. Një nevojë e tillë u ndie që ne fillim te vitit 1945, sidomos pas shpartallimit te Brigadës së Shaban Polluzhës, ne Tërstenik te Drenicës ( 18-21 shkurt 1945 ), në luftë me gjashtë brigadat partizane-çetnike, luftëtarët e së cilës, grupe-grupe, te ndjekura këmba-këmbës u detyruan te kalojnë ne rajonin e Krahinës së Llapushës, te Rrafshit te Dukagjinit, e disa te ikin edhe në shtetin-amë. Ne këto kushte, ishte nevojë e domosdoshmë për një organizim te denjë te një takimi të përbashkët të të gjithë udhëheqësëve te çetave kryengritëse shqiptare në Kosovë dhe ne Shqipërinë Verilindore, ne mënyrë qe me forcat e përbashkëta t’i përballojnë te gjitha sulmet e brigadave partizane-çetnike ne Kosovë dhe te brigadave partizane-komuniste nga Shqipëria. Muajt maj dhe qershor te vitit 1945 ishin plot vështirësi për çetat e rezistencës kombëtare shqiptare, por edhe për grupet më te vogla që ndiqeshin këmba-këmbës nga brigadat partizane-çetnike, nga OZN-a dhe nga “vullnetarët” e mobilizuar me dhunë, te ndodhur ne këtë gjendje, popullata shqiptare e Kosovës kishte një urrejtje ndaj partizanëvë, por edhe një frikë se çdo të ndodhte ne te ardhshmen.
Pas shumë bredhjesh ilegale ne shumë rajone të Kosovës, prof. Ymer Berisha, patriot i shquar dhe strateg i luftës guerile ne Kosovë, ne konsultim me Ukë Sadikun, prijës dhe luftëtar i njohur që nga Lufta e Shaban Polluzhës ne Drenicë dhe më parë ne luftërat që i udhëhoqi i ati i tij, Sadik Rama, ndërmori këtë iniciativë. Për ta përballuar armikun shumë herë më të fortë në numër njerëzish dhe me arme, duhej të bashkohëshin krerët shqiptarë dhe te bashkëpunonin rreth një organizimi më të ngjeshur politik e ushtarak.
MBLEDHJA E PLLAÇICËS - PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN E DOBËRDOLIT
Ne mbledhjen e krerëve prijës te Çetave kryengritëse te Llapushës dhe te Drenicës, mbajtur me 4 korrik te vitit 1945, ne fushëgropën e quajtur “Livadhi i Hajdinit” ne male te Pllaçices, te cilën e kryesoi Qazim Bajraktari i Astrazupit, u moren vendime te rëndësishme, ne mes të tjerash, edhe për kohën e mbajtjes së KUVENDIT TË DYTË te 0rganizatës “BESA KOMBËTARE”, Kuvend i cili do të mbahet ne Dobërdol. Kuvendi duhej te mbahej pikërisht ne Llugën e Dan Pjetrit. Pas përgatitjevë te nevojshme dhe ftesave që iu bënë krerëve te Çetave kryengritëse shqiptare, sipas vlerësimëve që vinin nga terreni, situata për mbajtjën e Kuvendit të Dobërdolit ishte e mirë. Ishte caktuar data: 4 gusht 1945 dhe vendi i mbajtjes së tij, ku do te merrnin pjesë 19 grupe ilegale me përcjellësit e tyre, ndër te cilët edhe përfaqësuesit prej Rozhaje, Sjenicë, Plavë, Gucie dhe Tregut të Ri, Shalës së Bajgorës, Llapit, Gallakut, Karadakut, Shkupit, Tetovës, Kuma - Novës, Gostivarit, Kërçovës dhe Shqipërisë Veriore (londineze).
Profesor Ymer Berisha, edhe pse ne kushte tejet te vështira, zhvilloi një aktivitet te dendur politik ne çdo pëllëmbë toke te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosovës ne tërësi. Ai punonte me ngulm dhe me vendosmëri që te bënte lidhjen e te gjithë krerëve te Rezistencës shqiptare si ne Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri. Këtë qellim ai e arriti me kontaktimin e Pashuk Bibë Mirakajt nga Iballa e Pukës, i cili ishte njëri nder udhëheqësit më me ndikim ne lëvizjen e rezistencës shqiptare që zhvillohej ne Shqipërinë e Veriut. Ne mars të vitit 1945, Pashuk Bibë Mirakaj ia dërgon një letër prof. Ymer Berishës, me te cilën kërkon te takohej me te. Duke ia dërguar letrën, ne rrugë e sipër, korrierët bien ne pritë, dy prej tyre vriten, ndërsa njëri shpeton dhe ik, megjithatë, letra i ra ne dorë prof. Ymer Berishës. Takimi ne mes tyre realizohet, por me vonesë, e çdo vonesë ishte e dëmshme për Lëvizjen NDSH.
Pas takimit që pati prof. Ymer Berisha me Pashuk Bibën, me 20 korrik të vitit 1945, ne fshatin Vogovë te Hasit (jo larg Gjakovës), rezultatet ishin prezente, ngasë aty u mor qëndrimi per lidhjet e te gjitha grupeve ilegale që vepronin ne Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Pastaj Pashuk Mirakaj e njoftoi prof. Ymer Berishën me shokë, se kishte rënë ne kontakt me një MISION perëndimor, që përkrah Lëvizjen shqiptare antikomuniste.
Dhe u vendos që diku në fillim te shtatorit te atij viti të mbahet një takim i të gjitha grupeve ilegale të Shqipërisë ne Mirditë, ku u kërkua që te marrin pjesë edhe grupet ilegale nga Kosova. Kur u kthye ne Gjurgjevik të Madh, profesori e njohu Ukë Sadikun për tërë atë që u tha dhe çka u vendos ne takimin e Vogovës. Te dy bashkë, caktuan korrierët dhe ua dërguan ftesat te gjithë udhëheqësve te formacioneve ilegale kryengritëse që te marrin pjesë ne Kuvendin e Dobërdolit, që do te mbahet me 4 gusht 1945, ne vendin “LLUGA E DAN PJETRIT” ne Dobërdol te Llapushës.
Në Kuvendin e Dobërdolit, përveç krerëve: prof. Ymer Berishës, Ukë Sadikut, Marije Shllakut dhe Qazim Bajraktarit, rol te madh luajti edhe trimi, Alush Smajli – Qerrataja, i cili, përveç luftëtarëve te tij, solli edhe FLAMURIN Kombëtar Shqiptar (te gjatë tetë metra), e vuri ne Dardhen e Madhe, dhe caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës së mbajtjës së Kuvendit. Ne këtë Kuvend u gjendën: Ukë Sadiku me të vëllanë Shabanin dhe të birin Skënderin, prof. Ymer Berisha, Qazim Bajraktari i Astrazupit me luftëtarët e tij, Alush Smajli-Çerrataja i Llazicës me luftëtarët e tij, Ndue Përlleshi i Paskalicës me të vëllanë, Zefin dhe luftëtarët e Çetës së tij, Marije SHLLAKU, Mehmet Aga i Rashkocit, Demë Ali Pozhari, Prekë Shyti nga Prizreni ( më parë ishte ne Brigaden e Shaban Polluzhës ne Drenicë), Bajraktari i Uçes, Zef Gjidoda nga Plançori i Gjakovës, Sadik Lutani i Turiçefcit te Drenicës, Ali Meta ( i biri i Met Imerit nga Gjurgjeviku i Madh ), Ferat Kotorri, Adem Shala, Nijazi Alishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Aziz Zhilivoda nga Artakolli i Vushtrrisë, Sherif Tërstena nga Shala e Bajgorës, dy përfaqësues anonim te Ahmet Selacit, për shkak se te dy këta pjesëmarrës bënin pjesë ne “Doren pastruese” te 0P “BESA KOMBËTARE”, e ata ishin: Haradin Vidishiqi dhe Bektesh Mehmeti, te dy nga Shala e Bajgorës, Rexhep Gjeli nga Likoshani, Hamit Emini – “doktorri” nga Baica e Lypjanit, Mulla Ilijaz Broja me përcjellës, Lah Luboveci, Malë Bashota i Caravikut, Bik Pazari - Dresheviçi nga Tregu i Ri, i cili me vete kishte sjellë edhe katër te arratisur nga Sanxhaku, Feriz Boja, Muharrem Bajraktari i Lumës me përcjellës, Mustafë Ibishi me luftëtarët e tij nga Kramoviku i Anadrinisë, Përfaqësuesit e Mirditës (Pashuk dhe Noc Kolë Biba-Mirakaj) nga Iballa e Pukës me përcjellës, Shaban Boshnjaku nga Tregu i Ri bashkë me 800 luftëtarët e tij, ndërkaq përfaqësuesit e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Shalës së Bajgorës nuk u prezentuan publikisht për shkaqet e lartpërmendura, kurse përfaqësuesit e Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk arriten te marrin pjesë ne këtë Kuvend, ngase brigadat partizane-çetnike ua kishin zënë rruget përgjatë maleve te Drenicës dhe vështirë kalohej ne ato terrene. Per njoftim te vendimeve te marra ne Kuvendin e Dobërdolit, më vonë i ka njoftuar profesor Ymer Berisha me shkrim. Meqënëse çështjet që duhej te trajtoheshin ne këtë Kuvend ishin tepër te rëndësishme, pjesëmarrësit u pajtuan që ai te zgjasë dy ditë (me 4 e 5 gusht). Ne Kuvend morën pjesë një oficër anglez dhe një nga Shqipëria që gjendej ne mal i përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës